Categories
Kuzhina

Fletë zemre për Shën Valentinin

Një ëmbëlsirë interesante, e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur. Për më tepër është në formë zemre, perfekte për Shën Valentinin.

Përbërësit për 4 persona:

Një pako me petë sfogliat
250 gr reçel qershije ose luleshtrydhe
40 gr sheqer
Përgatitja:

Fillimisht ngrohni furrën në 220 °C. Hapni petën dhe filloni ta shponi në të gjithë sipërfaqen me një pirun. Nëse peta është e rrumbullakët, pritini anët duke përftuar një formë drejtkëndore.
Shpërndajeni reçelin në mënyrë uniforme në petë, por pa e ekzagjeruar me sasinë.
Rrotullojini anët e petës në mënyrë të barabartë nga të dyja anët.
Kur të dyja anët të afrohen me njëra-tjetrën, ngjeshini lehtësisht së bashku.
Cilindrin që përftuam e vendosim për 20 min në frigorifer.
Pas nxjerrjes nga frigoriferi e presim cilindrin në feta 1-2 cm dhe i vendosim në tavë, pasi kemi shtruar letër furre.
Spërkateni me pak sheqer secilen nga fetat ( zemrat ) dhe futeni menjëherë në furrë.
Lëreni të piqet për rreth 15 min ose deri sa peta të ketë marrë një ngjyrë ari dhe sheqeri të jetë karamelizuar.
Lërini zemrat e sfogliatës në temperaturë ambjenti përpara se ti servirni.
Shikoni fotot me hapat përkatës në çdo fazë. Ju bëftë mirë!

Përgatiti: Romina Ziu

Categories
Kuzhina

Kroasante

Përbërësit për kroasante:

  • 3 vezë
  • 3 lugë sheqer
  • 200 gr gjalpë
  • 1 gotë qumësht
  • 700 gr miell
  • lëkurë limoni
  • majë birre
  • nutella, ose recel

Përgatitja:

  1. Përziejmë të gjithë përbërësit dhe formojmë një top. E lemë për gati një orë sa te vijë brumi.
  2. E ndajmë topin në disa topa të vegjël dhe me secilin top bëjmë një rreth(jo te hollë fare)duke e hapur.
  3. E ndajmë rrethin në 8 pjëse dhe në cdonjeren veme nutellën ose recelin.
  4. E rrotullojmë nga lart –poshtë dhe formojmë molton.
  5. Këto i vëmë në tepsi dhe i lëmë gati një orë sa të vijë brumi përsëri.
  6. I pjekim në furrë me 180 gradë për 30 min dhe janë gati për tu shërbyer.
Categories
Kuzhina

Lazanja

Si përgatitet Lazanja?
Lazanja

Përberesit:

  • 1 kg salcë me mish të grire ragu
  • 800 ml salcë beshamel
  • 1 kg peta për lasagna të gateshme
  • 100 gr djath kaçkavall të grirë
  • pak gjalpe

Udhëzimet:

Keto masa jane te llogaritura per 3-4 shtresa ne nje tave drejtekendeshe ose katrore.
Si fillim coni ne nje tenexhere te thelle ujin me kripe te zjej.
Merni taven edhe e lyeni me gjalpe.
Merni nje rrobe te paster edhe e shtroni mbi tavoline pasi mbi te do te coni nje nga nje petet.
Merni pakon me pete per lazanja edhe kur uji te filloj te zjej i zhysni nje e nga nje petet per 30 sekonda edhe i shtroni mbi rroben.
Filloni te shtroni petet tek tava deri sa te mbuloni siperfaqen e saj
Merni salcen beshamela edhe hidhni nje shtrese mbi pete, me pas e mbuloni me nje shtrese salce me mish te grire dhe e sperkateni me djath te grire.
Perserisni kete procedure per 3-4 here deri sa te keni mbaruar perberesit. Pjesa e siperme e lazanjes duhet te jete me salce beshamel, salce me mish te grire edhe e sperkatur me djathin e grire.
Merni letren alumin dhe mbuloni lazanjen, me pas e coni te piqet ne 200° per 30 minuta.
Mbas gjysem ore pjekeje hiqni letren alumin nga siperfaqa e lazanjes edhe e lini te piqet per 10 minuta te tjera deri sa siperfaqa te mar ngjyre te kuqeremte.

Categories
Kuzhina

Fileto peshku me vezë

peshkPërbërësit:

Fileto nga 1 për person,
limon një kokërr mesatare,
kripë, piper,
majdanoz 1 tufëz, fletë dafine 2 deri 3 gjethe,
vaj ulliri 2 deri 3 lugë gjelle,
2 kokrra vezë,
1filxhan qumësht ose ujë,
vaj për skuqje 2 deri 3 filxhan kafeje,
garniture sipas dëshirës

Metoda e pregatitjes

Fileta e pastruar nga halat e lëkura pritet në copa racioni që të marinohen në një enë porcelani me lëng limoni, fletë dafine,vaj ulliri, një tufe majdanozi, piper të zi dhe lihen në frigorifer për 1-2 orë.

Vezët rrihen me qumësht ose ujë dhe u hidhet kripë. Filetot kullohen nga marinada, u hidhet kripë, lyhen me miellin kalohen në vezë dhe skuqen në vaj të nxehtë.

Shërbehet me fleta limoni e patate të skuqura.

Categories
Kuzhina

Tavë kosi

Tave KosiPërbërësit për tavë kosi:

500 gr mish qingji apo mish vici
1 lt kos
½ e filxhanit të kafës, oriz,
3 vezë
2 lugë supe, miell
kripë dhe piper sipas dëshirës

 

 

Metoda e pregatitjes:

Mishi duhet të lahet, fshihet, të pritet në racione dhe të vihet në një tavë, ku duhet të hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa me piperi.

Të piqet në furrë me teperaturë 180 gradë duke i spërkatur pjesët e mishit me lëngun e tij (më parë mishi të zihet për 30 min, në një tengjere). Para se të përfundojë pjekja (15 min ) mbi tavë hidhet orizi dhe pak lëng mishi dhe 1/2 gotë uj i nxehtë. Hiqet nga furra dhe lihet që të ftohet pak.

Ndërkohë në një tas porcelani hidhet kosi dhe kripa.
Vezët tunden mirë një nga një dhe së bashku me miellin shtohen pa ndaluar përzierjen.

Në fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit.
Kjo masë vihet në tavë, përzihet mirë që të trazohet me copat e mishit dhe me orizin, dhe futet sërish në furrë për rreth 15 min. Kjo serviret për 4 persona.