Categories
Makina

Prezantohet modeli familjar i makinës SMART

Makina e tipit Smart është shumë e vogël për t’u përdorur si mjet familjar?

Nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë pjesë, pasi në Zvicër kanë arritur të zbulojnë llojin e makinës “Smart”, që përdoret për familje. Ajo quhet Dock+Go dhe përbëhet nga disa rrota më shumë, bagazh ekstra i cili ndihmon për të mbajtur sa më shumë objekte. Një automjet si ky mund të përdoret nga ata persona që kanë nevojë për hapësira më të mëdha në makinën e tyre për vendosjen e bagazheve të shumta. Është efikas dhe në gjendje për të transportuar ngarkesa të mëdha. Dhe kjo gjë arrihet në sajë të pjesës së pasme të makinës që lidhet me pjesën e përparme.

Categories
Makina

Citroen me nje model te ri ne treg

Citroen-ds5Citroen i ri DS5 do te kete nje  cmim fillestar prej 22,400 paund kur te dale ne shitje ne Prillin e ketij viti ndersa versioni Hybrid 4 do te kete nje cmim fillestar prej 32,200 paundesh.Citroen e sheh DS5 si nje alternative perkrah makinave te tilla si BMW 3 Series duke ofruar nje kabine luksoze dhe nje ngarje sportive. Linja fillon me nje motor 1.6 HDI me 109 kuaj fuqi, por gjithashtu ofrohet nje model me nje motor 2.0 nafte 158 kuaj fuqi si dhe nje version me motor benzine Turbocharged 198 kuaj fuqi. Ne krye te listes eshte varianti hybrid diesel-electric.Kategoria DSign e Citroen vjen e pajisur me butoni Start te ndezjes pa patur nevoje per celes, kontroll te ngarjes, dritare elektrike perpara dhe pas, kondicioner dhe Bluetooth.  Modelet DStyle kane shtese ndenjeset e lekures, navigatorin satelitor dhe nje kamera te pasme per ecien me indietro, ndersa version DSport perfshin sendile lekure me masazh per te katert pasagjeret dhe sensore te perparem parkimi.Citroen parashikon se version DStyle me nje motor 2.0 nafte me 158 kuaj fuqi qe do te kete nje cmim prej 25,900 paund do te jete modeli me popullor i ketij version te ri qe Citroen do te hedhe ne treg.

Categories
Makina

Audi RS3 Sportback, një supermakinë e re

Nje edicion i limituar i Audi RS3 Sportback qe ka plot 336 kuaj-fuqi është në dispozicion të të apasionuarëve pas makinave sportive. Audi RS3 Sportback është rikthyer. Pas 500 makinave të shitura fillimisht vitin e kaluar, prodhuesi gjerman ka lejuar prodhimin e 250 njësive të tjera. RS3 e merr fuqinë e saj nga një motorr 2.5 litra turbocharged, i cili prodhon 336 kuaj-fuqi dhe përdor sistemin quarto 4×4 te Audi. Makina është e aftë të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,6 sekonda dhe ka një top speed prej 250 km/h. Çdo RS3 vjen me një kuti me shtatë marrëshe tronik, drita standarte Xenon, ndenjëse sportive lëkure, navigator satelitor, DVD dhe disqe 19 inc alumini. Audi RS3 është e mundur të porositet dhe ka një çmim fillestar prej 51.000€.