Categories
Shëndet

Keshilla e mjekut: Kujdes nga lija e dhenve

Lexo edhe: Sëmundja e lisë, çfarë komplikacionesh shfaqen

Flet Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore

Grupmoshat më të prirura për t’u prekur nga variçela. Cilat janë simptomat që shfaq sëmundja e lisë. Rastet kur preken pacientët me sëmundje sekondare. Si mund të parandalohet, këshillat mjekësore

lija e dhenveVariçela, ndryshe njihet si sëmundja e lisë (ose lija e dhenve), ka shfaqur rastet e saj të para. Ndonëse ajo është një sëmundje ngjitëse, që shfaqet në çdo stinë të vitit, në dimër rreziku nga prekja e saj jashtë më i madh. “Pranë poliklinikës sonë, ka pasur disa raste me variçelë, pasi kjo stinë është më e prirur për të tilla sëmundje. Këtë javë, kam hasur 6 pacientë me variçelë, gjë që tregon se tashmë ka të prekur”. Kështu shprehet për “Republikën”, Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore. Sipas mjekes infeksioniste, prindërit duhet të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre, pasi ata janë grupmosha më e prirur për t’u prekur nga sëmundje të tilla. “Variçela është sëmundje ngjitëse e përhapur në çdo vend. Haset me shumë në dimër dhe në pranverë. Më të rrezikuar për t’u prekur janë fëmijët 5-9 vjeç, por dhe me të vegjlit, si dhe moshat e rritura që nuk e kanë kaluar në fëmijëri”,- tha më tej Alma Hoxha. Më shumë problem kjo sëmundje përbën nëpër çerdhe dhe kopshte, madje dhe nëpër shkolla, pasi kontakti mes fëmijëve është më i madh dhe për një kohë të gjatë ata janë të izoluar. Ndaj është bërë tashmë fenomen që në dimër fëmijët të preken nga variçela nëpër institucionet arsimore. Normalisht, në vendin tonë nuk ekziston kalendari i vaksinimit për linë, duke ditur që është një sëmundje që kalohet lehtë dhe nuk lë komplikacione tek njeriu. Por ka raste që një kontigjent i caktuar pacientësh duhet të trajtohen patjetër në spital, sidomos për fëmijët që vuajnë nga mono-defiçenca, që janë nën trajtimin me kortizon. Pra, shumica e pacientëve që vuajnë nga një sëmundje e rëndë, e cila është e vështirë për t’u kuruar, atëherë sëmundja e lisë mund të jetë edhe më e rrezikshme për t’u kuruar, siç është rasti i të sëmurëve me leuçemi. Ky kontigjent njerëzish duhet patjetër të mbrohet ose duhet të bëjë vaksinën kundër lisë, ose të mjekohen në spital dhe të mjekohet me anti-viral.

Si duken puçrat

Çfarë shkakton variçela në organizëm

Sëmundja e lisë sjell një sërë pasojash tek organizmi i njeriut. “Duhet thënë se pacienti i sëmurë me variçelë është burim infeksioni dhe, në disa raste, edhe ai me herpes zoster. Periudha e kontaminimit është 1-2 ditë para se të dalin puçrrat (ekzantema) deri në mbarimin e formimit të krusteve”,- shpjegon Alma Hoxha.

Si transmetohet sëmundja e lisë

“Lija transmetohet dhe përhapet nëpërmjet frymëmarrjes si dhe në kontakt me lëkurën”,- bën me dije më tej mjekja infeksioniste. Kjo sëmundje ka si klinikë disa karakteristika, siç janë:Nis me ekzantemat dhe paraqitet si një makul e vogël me ngjyrë të kuqe dhe pas disa orësh shndërrohet në makulo-papulozë e në fund vezikul, që përmban lëng të qartë. Ky lëng më vonë turbullohet dhe, pas disa ditësh, çahet duke formuar kruste, të cilat kur bien nuk lënë shenja. “Elementët e parë dalin në gjoks, në bark dhe pas 24-48 orësh ato përhapen në gjithë trupin, fytyrë, anësi, sipërfaqet me flokë, rrallë prekin pëllëmbën e duarve e shputën e këmbëve”,- vijon më tej infeksionistja Hoxha. Ndërkohë, kjo sëmundje shfaq dhe disa simptoma të tjera, siç janë temperatura subfebrile, por mund të jetë dhe e lartë, sidomos tek të rriturit. Ndërkohë, dhe pruriti (kruarja) është shumë e shprehur, anoreksia, dhimbja e kokës, dhimbjet muskulare dhe pagjumësia.

Rastet kur preken pacientët me sëmundje sekondare

Të sëmurët me sëmundje që ulin imunitetin, si ata me leuçemi, limfome, ata që mjekohen me imunosupresore apo kortikosteroide, mund të kenë një ecuri më të gjatë e më të rëndë të kësaj sëmundjeje. “Ndërlikimet janë të rralla, ku më i shpeshti është infektimi nga streptokoku piogjen. Ndërkohë, mund të jetë një pneumoni variçeloze që ka karakteristikë temperaturën e lartë dhe kollën. Ndërlikimet e sistemi nervor qendror shfaqen më shpesh tek fëmijët, por fatmirësisht, është shumë i rrallë, glomerulonefriti, hepatiti etj.”,- shpjegon më tej Alma Hoxha.

Mjekimi

Sëmundja e lisë, në shumicën e rasteve, është siptomatike dhe mjekohet, siç është rasti i temperaturës së lartë, por dhe qetësimin e kruajtjes. “Në këtë sëmundje është e rëndësishme të theksojmë që tek fëmijët e vegjël nuk duhet përdorur aspirina. Ndërkohë, personat me imunitet të ulur mjekohen me aciklovir intravenoz për 10-15 ditë. Ndërsa acikloviri oral përdoret dhe tek adultet e rinj, pasi pakëson zgjatjen e kohës së shenjave klinike”,- përfundon Alma Hoxha. Për të parandaluar sëmundjen e variçelës përdoret vaksinimi me vaksinë, me virus të dobësuar. Ndërkohë, izolimi është një tjetër formë për të parandaluar variçelën, duke mos pasur kontakt me persona të tjerë të sëmurë.

Këshillat mjekësore

Një ndër këshillat parësore që u këshilloj pacientëve është që kjo sëmundje të trajtohet si infektive, me regjim të duhur, duke marrë parasysh një ushqim të mirë dhe me vitamina”,- thotë më tej mjekja. Për sa u takon barnave që duhet të përdoren, është e këshillueshme që të përdoren anti-piretik, kjo për uljen e temperaturës, kryesisht paracetamol dhe jo aspirinë. Një tjetër produkt që mund të përdoret është pudra me mentol për të freskuar trupin, pasi lia shoqërohet me kruajtje trupi. Pacientët që i ka zënë lija, duhet të konsumojnë sa më shumë lëngje, multivitamina dhe ushqyerje të mirë.

Lexo edhe: Sëmundja e lisë, çfarë komplikacionesh shfaqen

Categories
Shëndet

Rozmarina ngroh enët e gjakut, si ta përdorni në kohën e ftohtë

Gjatë temperaturave të ulëta nën minus, njerëzit që kanë qarkullim të dobët periferik ankohen në dhimbje në gishtat e ngrirë të duarve dhe këmbëve, por edhe në veshë dhe hundë të ftohtë. Enët e vogla të gjakut ngushtohen shumë në motin e ftohtë, prandaj gishtat në duar dhe këmbë bëhen të ftohtë dhe dhembin, por dhe ndryshojnë ngjyrën. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, fillimisht, kërkojeni ilaçin në shtëpi.

Nga lashtësia dihet që rozmarina është shumë më shumë se vetëm një mëlmesë dhe dekorim i mirë në shtëpi. Në mjekësinë popullore rozmarina njihet edhe si bimë shumë shëruese, për shkak të përbërësve si vaji eterik, rrëshira dhe tanina.

Rozmarina ndikon mirë në nerva dhe nxit qarkullimin, për shkak të përbërësve të saj aromatikë, kamforit. Vajin e kësaj bime përdoreni edhe për masazh të duarve dhe këmbëve të ftohura për t’i nxehur. Femrave shtatzëna u lejohet të pinë një filxhan çaj në ditë, ndërsa rozmarina nuk rekomandohet për ata që janë të sëmurë nga epilepsia ose tensioni i lartë i gjakut.

Këtë bimë shëruese mund ta rrisni në saksi, në tarracë apo në dritaren e kuzhinës, por meqenëse pëlqen ngrohtësinë, gjatë dimrit, gjithsesi, futeni në shtëpi.

Për çaj përdoret gjethi i rozmarinës, i cili është përbërësi kryesor edhe i shumë preparateve në industrinë kozmetike dhe veçanërisht atyre që parandalojnë rënien e flokëve. Ekspertët theksojnë edhe që kjo bimë është aleate e fortë e qelizave të lëkurës në luftën kundër plakjes.

Lexoni gjithashtu sipas nje studimi: rozmarina rrit kujtesën afatgjatë dhe aritmetikën mendore.

Categories
Shëndet

Maskë për flokë që bien

Kjo është një maskë për flokë të shëndetshëm që mund ta bëni vetë në shtëpinë tuaj, me gjëra që ju ndodhen sigurisht në shtëpi, dedikuar flokëve tuaj.

Stresi dhe shqetësimet e ndryshme të ditës ndikojnë shumë në shëndetin e flokëve. Këto elemente të jashtëm apo edhe stinët e ndryshme ndikojnë në rënien e flokëve. Ne dëshirojmë t’ju tregojmë një maskë shumë të mirë për të reduktuar rënien e flokëve.

Në një enë të vogël përzjeni sëbashku të verdhën e vezës dhe vaj ulliri, mundësisht vendi. Nëse keni flokë mesatarë apo të shkurtër përdorni një të verdhë veze dhe një lugë çaji vaj ulliri. Në rast se keni flokë të gjatë atëherë dyfishojeni sasinë. Pasi t’i keni përzjerë mirë këto dy elementë, vendoseni me anë të një furçe flokësh në rrënjë dhe më pas në të gjithë flokët. Mbajeni për 1 orë këtë masë dhe më pas lajini flokët si zakonisht. Këshillohet që ta lani dy herë me shampo për të larguar tërësisht aromën e vezës që mund të ndihet. Kjo maskë është shumë e dobishme edhe për të gjitha ju vajza që kërkoni të rrisni gjatësinë e flokëve tuaj.

Thonë që flokët janë korniza e fytyrës dhe gjysma e bukurisë së femrës, prandaj ju sugjerojmë t’i përdorni këto maska për një pamje më të mirë. Bëjini vetë!

Përgatiti: Pamela Bejleri

Categories
Shëndet

Zbardhja e dhëmbëve dhe cilat janë efektet anësore

dentist

Efektet anësore mund të jenë – rritja e përkohshme e ndjeshmërisë së dhëmbit në të ftohtë dhe të nxehtë, irritimi i indeve të buta të gojës, e posaçërisht i mishit të dhëmbëve.

Këto ndryshime janë të përkohshme dhe zhduken pas disa ditëve. Para procedurës së zbardhjes, pacienti, patjetër, duhet të informohet lidhur me shkaktarin e ndryshimit të ngjyrës, rezultatet e pritura, si dhe me efektet e padëshiruara.

Koha e zbardhjes së dhëmbëve varet nga shkaktari i ndryshimit të ngjyrës, thellësia e lokalizimit të njollës dhe teknikës zbardhuese të aplikuar. Koha e zbardhjes së dhëmbëve, p.sh. nga tetraciklina, është më e gjatë dhe kërkon më tepër seanca, krahasuar me ngjyrosjen e dhëmbëve, p.sh., nga duhani, kafeja, çaji etj. Sa i përket kohëzgjatjes së seancës, ajo merr mesatarisht 30-60 minuta te zbardhja laserike, 60 minuta te zbardhja me dritë/nxehtësi, si dhe 2-4 orë në ditë te zbardhja në shtëpi brenda 2 javëve apo edhe më shumë, varësisht prej shkallës së errësimit dhe dëshirës për ndriçim të ngjyrës së dhëmbëve.

Rezultatet e deritanishme tregojnë për ndriçim të ngjyrës së dhëmbëve për 3-8 nuanca (nga gjithsej 16) pas përfundimit të procedurës, ndërsa për më shumë se 10 nuanca pas përdorimit të laserit. Por, shkalla e zbardhjes nuk është e njëjtë te të gjithë. Ajo varet nga mosha, nga shkalla e diskolorimit të dhëmbëve, nga metoda e aplikuar etj.

Categories
Shëndet

90 për qind e sëmundjeve, pasojë e mosfunksionimit të mirë të zorrëve

Si t’i “detyrojmë” zorrët të punojnë mirë

Shkencëtarët dhe mjekët pohojnë njëzëri se 90 për qind e sëmundjeve janë pasojë e mosfunksionimit të mirë të zorrëve dhe helmimit të vazhdueshëm të organizmit nga produktet e ndryshme.

Ata thonë se të gjitha sëmundjet “hyjnë” në organizmin e njerëzve nga goja, kur përdoren ushqime të papërshtatshme ose kur merren më tepër nga ç’duhet. Në këto raste, stomaku dhe zorrët kthehen në një burim dhe rezervuar substancash toksike.

Në zorrën e trashë ka raste kur grumbullohen deri në 10 kilogram “mbetje” që po të mos nxirren, mund të qëndrojnë atje për 20 vjet me radhë, duke e helmuar organizmin e njeriut me plot kuptimin e kësaj fjale. Sidomos pas moshës 40- vjeçare, ngaqë mbushet me mbeturina ushqimesh, zorra fillon të fryhet, zgjatet e deformohet, duke penguar edhe organet e tjera që të kryejnë mirë detyrat e tyre funksionale. Të gjitha këto çdo njeri mund t’i kuptojë nga sinjalet që fillojnë të japin vetë stomaku dhe zorrë.

Nxirja e dhëmbëve, për shembull, është një nga sinjalet e para që tregon se në organizëm ka shenja “skoriesh”, se na mungojnë vitaminat B dhe A, të cilat, siç dihet, luajnë rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit. Po kështu, duhet mbajtur parasysh se stomakun dhe zorrën e trashë i dëmtojnë rëndë edhe disa ushqime, sikurse dëmton nga ana tjetër edhe mungesa e fibrave. Më të rrezikshme janë akulloret, kremrat, ajka e qumështit…Pokështu, shkaktojnë kapsllëk të gjitha llojet e mishit, çokollatat, kakaoja, ëmbëlsirat, sheqeri, qumështi i lopës, vezët, buka e bardhë, pastat, tortat.

Për çrregullimet që ndodhin në zorrë dhe në stomak, meqë ra fjala, jep sinjale të forta edhe lëkura. Kështu, për shembull, nga përdorimi i tepërt i mishit, fillojnë të mbajnë erë këmbët, nga teprimet me ëmbëlsira, dalin puçrra, etj.

Lind pyetja: A ka mundësi vetë njeriu të vendosë rregull e pastërti në zorrët e tij, sidomos në zorrën e trashë? Po, ka!

Së pari, zorrët mund të stimulohen në punën e tyre me anë të masazheve të jashtme. Një nga këto është “ngacmimi” i shputave të këmbëve, një mënyrë e thjeshtë kjo, që stimulon të gjitha organet e rëndësishme, përfshirë edhe zorrën e trashë.

Mënyra më e mirë për të pastruar skoriet dhe helmet nga trupi është klizma, e cila, sipas mjekëve të vjetër, e shpëton njeriun nga 80 për qind e sëmundjeve që kërcënojnë shëndetin e tij.

Për të pasur një efekt sa më të mirë, është e dobishme që në ujin e ngrohtë të klizmës të hidhen disa pika lëng limoni ose uthull molle, pak permanganat dhe kamomil. Klizma është më mirë të bëhet në mëngjes. Parregullsitë e saj, zorra e trashë mund t’i sinjalizojë edhe me anë të dhimbjeve të kryqeve, të belit, nëpërmjet ashpërsimit dhe tharjes së lëkurës, rënies së fuqisë, dobësimit.

Në këto raste, është më mirë që klizma të bëhet me qumësht. Merret 100 gram qumësht i ngrohtë dhe hidhen brenda 20 gram gjalpë. Pas klizmës, është mirë të qëndrosh shtrirë deri në momentin kur zorra e trashë kërkon të lirohet natyrshëm. Zakonisht, pas dy-tri procedurash të tilla, çdo gjë shkon në rregull. Kjo lloj klizme është më mirë të bëhet në mbrëmje.

Pastrimi i zorrës së trashë mund të bëhet fare mirë edhe me ujë mineral. Ja se si:

Merret një sasi uji mineral (llogarit 70-100 mililitra për çdo 10 kilogram të peshës trupore) dhe ngrohet. Gjysma e sasisë duhet pirë në mëngjes, para buke dhe gjysma tjetër, pasi e ndajmë në mënyrë të barabartë, pihet në drekë dhe në darkë, gjithmonë 15-20 minuta para ngrënies. Kjo kurë jep efekt të madh sidomos tre ditët e para, por duhet vazhduar deri në pastrimin e plotë.

Doza mund të ulet dhe të pihet vetëm gjysma e sasisë për 4 deri në 6 javë. Në ditët e para, jashtëqitja mund të ketë ngjyrë të zezë, por më vonë çdo gjë normalizohet. Me këtë mënyrë, jo vetëm që rivendoset mikroflora e dëmtuar, por pastrohen edhe mëlçia, veshkat, rrugët urinare, ulet niveli i sheqerit në gjak, si dhe ai i kolesterinës. Mund edhe të dobësohesh. Do ta ndjeni veten më mirë, do të përmirësohet gjumi dhe shëndeti në përgjithësi.

Zorra e trashë punon më mirë, në qoftë se ushqimi i përditshëm do të jetë i pasur me produkte që kanë fibra. Të tilla ushqime janë perimet, frutat, bollguri, krundet, etj. Ato e “shkathtësojnë” zorrën e trashë. Nga perimet, më të vlefshme janë karota, panxhari, sallatat, lakra e bardhë. Kur vuani nga koliti, lakrën e bardhë është më mirë të mos e hash, por t’i pish lëngun. Për t’u mësuar, këtë lëng mund ta pish, fillimisht, së bashku me lëngun e karotës e pastaj karotën ta pakësosh gradualisht. 300 gram lëng i lakrës së bardhë, thotë dietologu i njohur amerikan doktor Wocker, i siguron organizmit tonë një sasi ushqimi organik që mund të krahasohet me 50 kilogram ushqim të zier apo të konservuar.

Mjaft të dobishëm janë, në këtë rast, vajrat me origjinë bimore, buka e zezë, mjalti, shalqiri, pjepri, rrushi, kumbullat. Frutat e thata e dëmtojnë zorrën e trashë.