Categories
Shkencë

Kafka e gjetur në Kinë mund të rishkruajë historinë e njerëzimit se si u shpërnda njeriu në botë

Një kafkë e gjetur në Kinë mund të rishkruajë të gjithë atë çfarë ne dimë për evolucionin e njerëzimit.

Sipas asaj çfarë që disa shkencëtarë kanë ekzaminuar, teoria ekzistuese se si u shpërnda njeriu në botë mund të jetë gabim, shkruan britanikja “Independent”.
Shumica e antropologëve beson se specia jonë u krijua në Afrikë rreth 200 mijë vite më parë dhe një grup prej tyre u largua 80 mijë vite më pas për t’u shpërndarë përreth globit.

Por kërkimi i ri sugjeron se karakteristika të rëndësishme të njerëzimit janë zhvilluare në Azinë Lindore.

Sipas tyre, në atë epokë mund të ketë pasur lëvizje të shumta të njerëzve që lëviznin nga Afrika në Azi dhe anasjelltas. Çka do të thotë, nëse hulumtuesit kanë të drejtë, që njeriu modern është formuar nga ADN-ja e paraardhësve si nga Azia, po ashtu edhe nga Afrika.

Kjo kafkë e rëndësishme, e njohur si kafka Dali, u gjet para 40 vitesh në Kinë. E sipas arkeologëve ai ka qenë dikur anëtar i një specie më të hershme, paraardhësit tonë, Homo Erektus. Sipas shkencëtarëve ai ka jetuar 260 mijë vite më parë.

Kafkë Homo Sapien nga Human Evolution Gallery /
Provinca Liujiang Guangxii, Kinë
Categories
Shkencë

Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën / Vendbanimi më i afërt për një jetë të mundshme

Sipas  një zbulimi të ri, një planet me madhësinë e  njëjtë me Tokën dhe me një temperaturë të ngjashme të sipërfaqes mund të jetë “vendbanimi më i afërt për një jetë të mundshme”.

Planeti i sapo zbuluar, quhet Ross 128b, dhe  u gjet rreth orbitës 11 vite dritë larg nga Toka. Me teknologjinë aktuale, do të na duhej rreth 141,000 vjet për të arritur në atë planet.Megjithëse aktualisht është 11 vite dritë larg nga Toka, planeti po lëviz drejt nesh dhe pritet të bëhet fqinji ynë më i afërt në ‘vetëm’ 79.000 vjet.

Saktësia e lartë e Observatorit Jugor të Evropës  në Kili zbuloi se ylli i kuq  Ross 128 është orbitalizuar nga një ‘eksoplanet’ me masë të ulët çdo 9.9 ditë.Ky planet  me përmasat e Tokës pritet të jetë i butë, me një temperaturë sipërfaqësore që mund të jetë gjithashtu e afërt me atë të Tokës.

Bashkë-autori i studimit, Dr Nikola Astudillo-Defru, i Universitetit të Gjenevës në Zvicër, tha: “Ky zbulim bazohet në më shumë se një dekadë të monitorimit intensiv të HARPS së bashku me teknikat më të fundit të reduktimit dhe analizës së të dhënave.Vetëm HARPS ka demonstruar një saktësi të tillë dhe mbetet gjahtari më i mirë planetik i këtij lloji, 15 vjet pasi filloi operacionet”.

 

 

Categories
Shkencë

“Toka zhytet në errësirë nga 15 në 29 nëntor!” Reagon NASA

“15 ditë në errësirë në mes të nëntorit. Sipas një departamenti të NASA-s nga data 15 deri në 29 nëntor do të vihet re një periudhë errësire në të gjithë Tokën. E njëtja gjë ka ndodhur edhe qindra vite më parë”.
Ky lajm qarkullonte në media proj kohësh, por vetëm tani agjencia ajrore amerikane është shprehur. NASA ka konfirmuar se bëhet fjalë për një lajm të rremë që nuk ka asnjë bazë shkencore dhe që nuk ka asnjë gjë të bazuar në të kaluarën. Jo vetëm që Toka nuk do të kalojë në errësirë ndonjë ditë, por shkencëtarët kërkojnë që qytetarët të mos bien pre këtyre lajmeve

Categories
Shkencë

FOTO / Ky është luani 50,000-vjeçar që shkenca kërkon të ‘ringjallë’

Këtë javë, Rusia zbuloi mbetjet e mahnitshme të një këlyshi luanësh që kishte zbuluar të ngrirë në territorin e saj.

Shkencëtarët kanë ngritur shpresat për të rikthyer këtë rracë tashmë të zhdukur duke përdorur ADN-në e këlyshit.

Sipas gjasave, këlyshi duhet të jetë në këtë gjendje të ngrirë rreth 20,000 ose 50,000 vite, përgjatë Epokës së Akullit Pleistocene.

Priten testet e fundit për të vërtetuar saktësisht kohën kur këlyshi ka jetuar.

Categories
Shkencë

Stacioni hapësinor kinez po bie drejt Tokës, Evropa në alarm

Agjencia hapësinore e Kinës e ka humbur kontrollin e stacionit hapësinor “Tiangong-1” në shtator të viti 2016 dhe tani ekspertët parashikojnë se sateliti 8.5 tonësh do të përplaset me Tokën brenda disa muajve.

Duke folur për “The Guardian”, astrofizikani Jonathan Mc Doëell, nga Universiteti Harvardit, ka thënë se stacioni do të shkatërrohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) tashmë ka ngushtuar vendet e mundshme të rrëzimit për stacionin hapësinor kinez, duke përfshirë disa vende evropiane.

Agjencia do të udhëheqë një fushatë ndërkombëtare të përbërë nga gjithsej 13 agjenci hapësinore nga e gjithë bota për të gjurmuar stacionin hapësinor kinez, i cili ka nisur rrugëtimin e tij në drejtim të Tokës.

Të dhënat tregojnë se Spanja, Portugalia, Italia, Bullgaria dhe Greqia mund të jenë të gjithë në vijën e zjarrit, nëse ndonjë pjesë e mbeturinave nga stacioni nuk do të prishen plotësisht në atmosferë.