Categories
Shtëpia

Lule… në kornizë!

Besoj se të rrallë do të jenë njerëzit të cilët nuk i duan lulet. Edhe në rast se jo të gjithë e kanë kohën apo luksin që të kujdesen për to (lule me vazo) në shtëpi, të gjithëve u pëlqen ideja që të kenë një vazo me lule të freskëta. Ekspertët e mjedisit por edhe ata të arredimit të shtëpive besojnë se lulet luajnë një rol thelbësor në rregullimin e psikologjisë së natyrës njerëzore, përmes aromës, ngjyrave dhe rolit tejet natyral në të arreduarit të një ambienti.
Por, tashmë kemi edhe forma të tjera të të përdorurit të luleve natyrale.
Përvishni mëngët, lexoni hapat dhe shihni fotot: një projekt i ri po vjen dhe atë mund ta bësh edhe ti…

Çfarë ju nevojitet:

– Lule të freskëta të prera
– Gazetë ose letër çfarëdo
– Një kornizë prej xhami
– Ngjitës

Si ta realizojmë?

Zgjidhni një lule të cilën ju e keni shumë përzemër dhe pasi ta hiqni nga kërcelli i saj (psh orkide të vogla, manushaqe, zambakë të verdhë), formoni një numër të caktuar prej tyre, kini kujdes që të jenë të të njëjtës madhësi. Pasi i lini për 24 orë brenda një blloku apo një libri, kini kujdes që të nësërmen ti lagni pak dhe ti fshini sërsh më një copë të hollë.

Pasi e realizuat këtë, merrni gazetën apo letrën të cilën keni zgjedhur (mund të jenë e bardhë, gazetë me shkrime që të jetë kreative ose edhe njëngjyrëshe që të përshtatet me ngjyrën e luleve që keni zgjedhur).
Përdorni një furçë për të plikuar një ngjitës për të fiksuar lulet në letrën e përzgjedhur dhe pasi i vendsni në një formë horizontale apo edhe rrotull fletës, kini kujdes që kjo letër të jenë prerë (ridimensionuar) për tu vendosur brenda një kornize prej xhami.

Pasi ta vendosni atë, zgjidhni vendin ku do e vini kornizën tuaj, që lulja juaj e preferuar të jetë pjesë e ditëve tuaja brenda në shtëpi.

Suksese në projektin e ri! :)

Categories
Shtëpia

Si të organizoni çorapet

Ne qofte se corapet tuaja i mbani si ne kete foto, eshte koha per nje organizim te ri:
corape te crregullta

Organizoni corapet tuaja duke ndjekur keto modele meposhte:
organizo corape_03

shembull

organizo corape_02

socks

organizo corape_01

Categories
Shtëpia

Letra murale, a duhet ta përdorim?

Arti i të arreduarit të shtëpisë me letra murale është një ndër format më të vjetra që njeh arredimi vetë. Shumë nga ekspertët më të famshëm të interior design sugjerojnë se është një modë pa plakje dhe një trend që kurrë sdo të bie poshtë.

Çfarë dobie ka letra murale:

a. Soxhorno: dekorimi i një faqe muri ose dy me të i jep ngjyrat e duhura ambientit, duke shtuar këtu faktin se kombinimi i arredimit shtohet në mënyrë perfekte. Psh. Kur vendos një letër muri që ngjason me lulet e kolltuqeve ose me disa jastëkë në divane.

b. Dhoma e gjumit: shpeshherë, të shumtë janë ata që zgjedhin të vendosin letër murale në pjesën e murit ku qendron koka e krevatit të gjumit ose kur zgjidhet një letër moderne, por e miksuar me vintage për të gjithë dhomën.

c. Sallon: një ndër idetë me praktike e të vendosurit një letër murale në një sallon të shtëpisë suaj është kur në mur vendosni një pasqyrë dhe letra pas saj i jep dritë apo ngjyra.

d. Televizori: ekspertët mendojnë se letra murale me një televizor mbi të është ndër dekoret më të përdorura në një ambient ndenjeje, ku nuk sugjerohet të vendoset asnjë dekor tjetër.

Categories
Shtëpia

Si të pastroni një vazo balte

Keni apo do të blini vazo balte? Ja si t’i mbani të pastra … me pak uthull të bardhë!

Pastro vazot e baltes

Vazot e baltës janë shumë të mira për lulet pasi ato jo vetëm i mbajnë të freskëta gjatë verë, por edhe i mundësojnë ujit të filtrojë më mirë.

Por kur vazot janë të pa lyera (dhe kjo është forma më e shëndetshme për bimën), ndodh shpesh që mbi to shfaqen shenja të bardha, që formohen më së shumti si rezultat i kriprave që përmban uji. Ja si veprohet për të pastruar një vazo balte:

1. Hapi i parë, ju duhet një furçë. Pastroni në të thatë sa më shumë të mundni. Mjafton një furçë e thjeshtë, edhe një furçë dhëmbësh e vjetër mund t’ju bëjë punë.

2. Pasi që pjesa sipërfaqësore e vazos është pastruar, është momenti të përgatitni një përzierje uji me uthull të bardhë. Për përzierjen mund të përdorni 1 gotë uthull të bardhë dhe 3 ose 4 gota ujë dhe zhyteni vazon për rreth 20 – 30 minuta aty. Rregulli është ky: “sa më pak uthull e bardhë në përzierje, aq më gjatë duhet të qëndrojë vazo aty e zhytur“. Me shumë mundësi do të dëgjoni një zhyrmë si gërryerje – kjo tregon që uthulla po vepron mbi vazon.

3. Pasi ta keni lënë njëfarë kohe, vazhdoni ta pastroni me furçë. Në rast se pastrohet lehtësisht, jeni në rrugë të mbarë, në të kundërt, lëreni edhe pak në përzierje. Në rast se ndonjë pjesë është vështirë për tu pastruar, mbase duke hedhur pak uthull (të pa holluar me ujë) direkt mbi atë pjesë do të japë efekt.

4. Së fundmi, shplajeni me ujë të rrjedhshëm vazon dhe jeni gati për të mbjellur sërisht një lule në të.

Categories
Shtëpia

Çfarë relaksi na vjen nga prania e një dritareje në mes të shtëpisë?

Kur themi fjalën “dritare” secili nga ne do ta mendonim atë si një pjesë e pashmangshme e shtëpive tona, që shpesh herë, nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, veçse të “reklamojë” një perde të vendosur sipër.

Por, me një dozë më të madhe të kreativitetit, ne mund ta kthejmë një dritare në një vend funksional, të bukur, relaksues dhe praktik.

Nqs kemi një dritare të madhe në mes të shtëpisë psh, ekspertët e çështjeve të interior design këshillojnë që t’i ndërtohet një strukturë druri, me një ngjyrë të caktuar që kombinohet me ambientin tjetër të shtëpisë, poshtë të cilit mund të vendosim një divan të vogël.

Arredimi i divanit mund të jetë sipas dëshirës, pjesa më e madhe e realizojnë atë plot më ngjyra për t’i dhënë jetë shtëpisë.

Pra, hiqni dorë nga perdet e mëdha që mbulojnë dritën dhe pamjen e bukur që vjen nga një dritare në mes të shtëpisë. Ndiqni fotot e mëposhtme për me tepër ide: