Categories
Kuriozitete Të ndryshme Tiranë Travel

Vorri i Nuses, një Legjendë Shqiptare

Sot

Tyrbja e Nuses gjendet në fshatin Mullet, pranë Kishës së Maxharës. Ky monument mbart një legjendë për nusen e re që mbeti e vrarë ditën e martesës. Dy palë kundërshtare që u kryqëzuan në hyrje të fshatit, ndoshta për hasmëri, po shkëmbenin të shtëna me njëra – tjetrën, ndërsa në rrugë po kalonin dasmorë, të cilët kishin marrë një nuse. Një plumb qorr e godet dhe e lë nusen e re të vdekur.  Në vendin ku ajo u vra, në shenjë kujtimi u ndërtua “Tyrbja e nuses”. Duke u nisur nga funksioni i ngjashëm me varret e periudhës otomane, mendohet që ajo mund ti përkasë shek. XVII.

Legjenda mbi “Vorrin e Nuses”

Nga Ndoc Selimi

Një nuse anonime e vdekur në rrugë, në prani të krushqeve ka një histori sa të dhimbëshme, aq edhe trishtuese.

Enigma e saj ka humbur tashmë në kujtesën e mbi katër shekujve të shkuar për të na arritur sot vetëm përmes një monumenti të quajtur “Vorri i Nuses” pozicionuar në një livadh në anën e majtë të rrugës Mullet – Gurrë e Tiranës.

Kjo ngjarje e ndodhur në këtë zonë, sot interpretohet në tri variante të ndryshme prej popullit përreth.

Na ishte njiherë një vajzë 16 vjeçe, e cila thuhej se kishte ra në sevda (dashuri) me një djalë diku afër shtëpise së saj. Prindët e kuptuan këtë gjë dhe vendosen ta martonin sa më shpejt. Prej kah ishte dhe ku shkonte, askush nuk e di gja – më ka pasë thanë në vitet 70′, plaku Myrteza Hasmema prej Petrele. Kështu erdh dita dhe krushqit u nisen bashkë me nusen për të shtëpia e burrit. Megjithë kundërshtimin e saj, zakoni e donte që ajo vajzë e re të shkonte atje ku ia kishin caktuar fatin prindët e saj. E hypun mbi shpinën e kalit e nën duvak, vajzës së re nuk iu terën sytë prej lotëve gjithë rrugës. Diku në njëfarë vendi, pikerisht afër katundit të Mulletit, nusja u kërkoi leje krushqëve për nevoja personale, por ishte gjithnji nën vëzhgimin e krushkës shoqëruese. Prej gjoksit, ajo nxjerr një thikë të fshehur në trup dhe pret damarët e duarve. U dha alarmi ndër krushq dhe vendas, por qe e pamundur t’i shpëtohej jeta vajzës. Në grahmat e vdekjes, nusja vajze apo vajza nuse u la amanetin e fundit: “Mos më varrosni të shtëpia e burrit, por as te nana jo!”.

vorriNusesAmanetin s’e tret as dheu! – thonë ndër shqiptarë – dhe krushqit vërtet u ndalën, ia bane vorrin dhe e varrosën pikërisht aty ku ajo kish dhanë shpirt!

Më vonë fshatarët vendas i banë këtë monument që shpesh ata e quajnë edhe “Tyrbe”.

Legjenda ka një variant të dytë ku tregohet sikur nusja u sëmur rrugës dhe vdiq papritmas në shalë të kalit, por është edhe varianti i tretë, sipas mikut tim, Osman Bunoca prej Mulleti, i cili më ka rrëfye se krushqeve iu zu pritë dhe në betejë e sipër nusja u vra aksidentalisht.

Unë gjithsesi mendoj se më i pranueshëm mbetet varianti i parë, mbasi nusja do të varrosej o te shtëpia e nanës o te e burrit dhe nuk mund të lihej në një vend vakant. Edhe varianti i fundit përmban elemente të ngjarjes së parë, mbasi pusinë mundet t’ua kenë zane të afërmit e ashikut të vajzës, ku djalit iu ba pabesia e martesës së vajzës.

Gjithsesi ky “Vorr i Nuses” asht një mrekulli që dëshmon edhe njiherë se dashnia e sfidon vdekjen, ku edhe vdekja nuk e shuen dashnine. Ka rreth 40 vjet që dëshiroja t’i baja nji foto këtij objekti dhe veç tani m’u dha rasti. Pushofsh në paqe moj vajzë anonime që nuk mbrrite të bahesh nuse as në shtëpi të burrit, as të ashikut, po diku midis nji fushe dhe mbas shekujsh dikujt iu kujtue me shkrujtë për ty!!

Categories
Tiranë

Linjat urbane në qytetin e Tiranës

Linjat Urbane - Tiranë
Kliko mbi imazh për ta zmadhuar
Categories
Tiranë

Linja Sauk

LINJA QYTETËSE PER TRANSPORT UDHËTAR   SAUK

FREKUENCAT
Periudha kohore :  Nëntor –Mars udhëtimi fillon në qender në ora 5.30Prill – Tetor udhëtimi fillon në qender në ora 5.00

Senatoriumi

Sauk lart

Sauk i Vjeter

ora

frekuenca

ora

frekuenca

ora

frekuenca:

5.00/5.30  –   8.00 Çdo 15 min 5.00/5.30 –   6.00 Çdo 15 min 5.00/5.30 – 24.00 Çdo 30 min
8.00          – 15.30 Çdo 20 min 6.00       –   8.30 Çdo 10 min
15.30        – 16.30 Çdo 15 min 8.30       – 15.30 Çdo 12 min
16.30        – 21.00 Çdo 20 min 15.30       – 16.30 Çdo 10 min
21.00        – 24.00 Çdo 15 min 16.30       – 19.00 Çdo 12 min
19.00       – 20.00 Çdo 15 min
20.00       – 21.00 Çdo 12 min
21.00       – 24.00 Çdo 15 min
Linja Sauk
Kliko mbi imazh për ta zmadhuar

sauk

Categories
Tiranë

Linja ish-Uzina Dinamo

LINJA QYTETËSE PËR TRANSPORT UDHËTAR  SHARRË. Stacionet fundore janë : Niset në sheshin para ish “UZINA DINAMO E RE” . Arrin në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës me Rrugen për në Sharrë

FREKUENCAT

Nëntor – Mars Prill- Tetor Në ditë pushimi dhe festa

ora

frekuenca

ora

frekuenca

ora

frekuenca:

5.30 –   6.00 Çdo 10 min 5.00 –   6.00 Çdo  8 min 5.00/5.30 – 6.00 Çdo 15 min
6.00 –   7.00 Çdo   8 min 6.00 –   7.00 Çdo  7 min 6.00 –  7.00 Çdo 10 min
7.00 –   8.30 Çdo   5 min 7.00 – 20.00 Çdo  5 min 7.00 – 19.00 Çdo   8 min
8.30 – 15.30 Çdo   6 min 20.00 – 22.00 Çdo  7 min 19.00 – 21.00 Çdo   6 min
15.30 – 16.30 Çdo   5 min 22.00 – 24.00 Çdo 10 min 21.00 – 23.00 Çdo 10 min
16.30 – 19.00 Çdo   6 min 21.00 – 24.00 Çdo 20 min
19.00 – 20.00 Çdo   5 min
20.00 – 22.00 Çdo   8 min
22.00 – 23.00 Çdo  10 min
Linja  ish “UZINA DINAMO
Kliko mbi imazh për ta zmadhuar

uzina_dinamo

Categories
Tiranë

Linja INSTITUTI BUJQËSOR – Kamëz

LINJA QYTETËSE PER TRANSPORT UDHËTAR “ INSTITUTI BUJQËSOR” ( U.B.T.)

FREKUENCAT

nëntor – mars

prill- tetor

ditë pushimi dhe festa

ora

frekuenca

ora

frekuenca

ora

frekuenca:

5.30 –   6.00 Çdo 10 min 5.00 –   7.00 Çdo   8 min 5.00/5.30 – 6.00 Çdo 10 min
6.00 –   7.00 Çdo   7 min 7.00 –   8.30 Çdo   4 min 6.00 –   7.00 Çdo   8 min
7.00 –   8.30 Çdo   5 min 8.30 – 15.30 Çdo   8 min 7.00 –   8.30 Çdo   7 min
8.30 – 15.30 Çdo   7 min 15.30 – 16.30 Çdo   4 min 8.30 – 15.30 Çdo   8 min
15.30 – 16.30 Çdo   5 min 16.30 – 19.00 Çdo   8 min 15.30 – 16.30 Çdo   7 min
16.30 – 19.00 Çdo   7 min 19.00 – 20.00 Çdo   4 min 16.30 – 19.00 Çdo   8 min
19.00 – 20.00 Çdo   5 min 20.00 – 21.00 Çdo   6 min 19.00 – 20.00 Çdo   7 min
20.00 – 21.00 Çdo   7 min 21.00 – 22.00 Çdo 10 min 20.00 – 22.00 Çdo 10 min
21.00 – 22.00 Çdo 10 min 22.00 – 23.00 Çdo 15 min 22.00 – 24.00 Çdo 20 min
22.00 – 23.00 Çdo 15 min 23.00 – 24.00 Çdo 20 min
23.00 – 24.00 Çdo 20 min
INSTITUTI BUJQËSOR - Kamëz
Kliko mbi imazh për ta zmadhuar

instituti_bujqesor_kamez