Categories
Tiranë

Linja Tirana e Re

LINJA QYTETËSE PER TRANSPORT UDHËTAR  TIRANA E RE

FREKUENCAT

nëntor – mars

prill- tetor

ditë pushimi dhe festa

ora

frekuenca

ora

frekuenca

ora

frekuenca:

5.30 –   6.00

çdo – min

5.00 –   6.00

Çdo 10 min

5.00/5.30 – 6.00

çdo 10 min

6.00 – 19.00

çdo   – min

6.00 – 20.00

Çdo   4 min

6.00 –   7.00

çdo 6 min

19.00 – 20.00

çdo   – min

20.00 -i 22.00

Çdo   6 min

7.00 –   8.30

çdo 5 min

20.00 – 21.00

çdo – min

22.00 – 23.00

Çdo 10 min

8.30 – 19.00

çdo 6 min

21.00 – 22.00

çdo – min

23.00 -24.00

Çdo 25 min

19.00 – 20.00

çdo 5 min

22.00 – 23.00

çdo – min

20.00 – 21.00

çdo 6 min

21.00 – 22.00

çdo 8 min

22.00 – 24.00

çdo 10 min

Linja Tirana e Re
Kliko mbi imazh për ta zmadhuar

tirana_e_re

Categories
Tiranë

Linja Kombinat – Kinostudio

LINJA QYTETËSE PER TRANSPORT UDHËTAR KOMBINAT – KINOSTUDIO

FREKUENCAT

Nëntor – Mars Prill- Tetor Ditë Pushimi dhe Festa

ora

frekuenca

ora

frekuenca

ora

frekuenca

5.30 –  6.00

çdo   6 min

5.30 –  6.00

çdo   6 min

5.00/5.30 – 6.00 çdo  10 min
6.00 –   7.00

çdo  5 min

6.00 –   7.00

çdo  5 min

6.00 –   7.00 çdo   6 min
7.00 – 20.00

çdo 4 min

7.00 – 20.00

çdo 4 min

7.00 – 21.00 çdo   5 min
20.00 – 21.00

çdo   5 min

20.00 – 21.00

çdo   5 min

21.00 – 22.00 çdo   6 min
21.00 – 22.00

çdo   6 min

21.00 – 22.00

çdo   6 min

22.00 – 24.00 çdo 10 min
22.00 – 24.00

çdo 10 min

22.00 – 24.00

çdo 10 min

Kliko per ta zmadhuar
Kliko mbi imazh për ta zmadhuar

kombinat_kinostudio

 

Categories
Shqipëri

Lezha, kjo trevë e lashtë me dimension të madh, historik e kulturor

Lezha, kjo trevë e lashtë dhe e re, me një sipërfaqe të vogël, por me dimension të madh historik e kulturor, është favorizuar nga Zoti e natyra, për bukuritë e saj të pashoqe, me fushën, malin, lumin, detin, lagunat etj., që rrallëkush i ka. Treva që i dha kombit shqiptar Budin, Bogdanin, Bardhin, Zarishin, Fishtën, Ulqinakun, Mjedën etj., tregon për historinë dhe madhështinë e këtij qyteti, që ka pasur ndër shekuj. Që këtu shihet kisha e Shën-Gjon Pagëzuesit në fshatin Mërqi, në të cilin u mbajt Kuvendi i Arbrit, me iniciativën e Papa Klementit XI, me origjinë shqiptare më 1703, (14-15 janar), i cili ishte hapi i parë drejt Rilindjes sonë Kombëtare. Lezhën, me bukuritë e saj natyrore mahnitëse, na e përshkruan mjeshtërisht në vargjet e tij poeti i madh, Fishta: – “Hej moj zanë, ty t`kjosha true, si s`po të bjen ndërmend për mue, punë të hershme me m`kumtue, kangë e valle me m`fillue, kangë n`per hanë e kangë n`për dritë, n`Lissus t`lashtë s`ke me u merzitë, kërcet fyelli me zanambarë ushtojnë hijes kangë shqiptare, qiella e kaltër, toka blerë, njeti dimën, këtu pranverë.” Mbi themelimin e Lisit kemi dy versione: së pari, versionin historik, sipas të cilit Lissin e themeloi Tirani i Sirakuzës, Dionisi Plak, në vitin 385 para lindjes së Krishtit, së dyti: versionin arkeologjik, i cili mbështetet në zbulimet disa vjeçare nga shumë studiues vendas e të huaj, duke dalë në përfundimin se Lissi është një qytet i mirëfilltë i lirë, me 12 porta, 48 kulla mbrojtëse të zbuluara deri tani, me sistem fortifikues ndër më të fuqishmit dhe më të mbrojtur të Ilirisë. Lartësia e mureve varionte sipas terrenit, nga 8-10 metra. Kriteri themelor i ndërtimit, sipas arkeologëve, ishte themeli i shëndoshë dhe blloqet sipër tij. Në gjatësi të ndryshme, ky themel pëson shkallëzime të diktuara nga pjerrësia e terrenit. Ka edhe mjaft raste ku si themel janë shfrytëzuar shkëmbinjtë. Stili kryesor i blloqeve është ai trapezo ideal, por nuk mungon edhe stili poligonal. Këto dy stile kanë bërë shumë herë që studiues të ndryshëm, të kenë pikëpamje të ndryshme, për sa i përket raportit kronologjik mes tyre. Argumentet më bindëse për këtë problem i sjellin studiuesit e mirënjohur: Frano Prendi e Koço Zheku, të cilët dalin në konkluzionin: se dy stilet: pologonali dhe trapezeoidali, janë të njëkohshëm, sepse teknika e punimeve është e njëllojtë. Ato janë të gërshetuar natyrshëm me njëri-tjetrin, sa nuk lë asnjë shteg për të ndryshuar në karakterin bashkëkohës të tyre. Përjashtim bën këtu muri ndarës i qytetit të sipërm, së bashku me tre kulla, ku duket qartë se janë të një ndërtimi të dytë më të vonë. Këto ndërtime të periudhës së dytë me karakter riforcimi, kanë prekur gjithë sistemin mbrojtës të Lissit. Ndërtesa më e bukur e hijerëndë e Lissit, pa dyshim, duhet të ketë qenë rezidenca e mbretit Gent një monument më të vërtetë i një niveli aristokrat dhe të çmuar. Në afërsi të rezidencës, ka një numër të madh ndërtesash, që mund të kenë qenë tempuj, punishte zejtarie, godina zyrtare. Kohët e fundit kanë dalë dysheme me parket tullash të kohës romake. Në vitin 168 para L. Krishtit, Lissi bie nën sundimin romak. i pasur në lindje me metale si: bakër, argjend etj., shpejt arrin kulmin si qendër tregtare zejtare e kulturore- politike e Ilirisë në përgjithësi, sidomos në shek. IV-V-VI pas L. Krishtit. Në vitin 398, Lissi bie nën sundimin bizantin, i cili zgjati dhjetë shekuj. Në shek VII-VIII, Lissi e humbi shkëlqimin e mëparshëm, dyndjet barbare, u shoqëruan me shkatërrimin ekonomiko-social, ku hapësira për të jetuar ngushtohet, duke u përqendruar më tepër buzë lumit Drin, duke u rezistuar invazioneve të kohërave pa u asimiluar.

Nga JAK RROZHANI