Categories
Familja

Çelësi për martesë të gjatë është…?

Studimet më të fundit pohojnë: çelësi për suksesin në martesë të gjatë dhe sa më të lumtur është …të jeni të qetë.

Kjo këshillë ndoshta bie ndesh me atë që zakonisht na këshillojnë të bëjmë në martesë apo në jetën e përbashkët, – “të jemi të sinqertë dhe të kemi komunikim të hapur“.

Por, psikologët deklarojnë se për çiftet e reja dhe të vjetra, kjo mënyrë është më e mira që qetësia të ruhet, edhe pas shumë hidhërimesh apo grindjesh.

Studiuesit kanë hulumtuar zhvillimin e 127 çifteve të martuara dhe gjatë trembëdhjetë vjetëve i kanë studiuar debatet midis tyre, duke i analizuar se çfarë komunikimi kishin.

Ka mundësi që mosha dhe kohëzgjatja e martesës kanë rol në shmangien më të madhe të konflikteve”, konkludon autorja kryesore e hulumtimit, doktoresha Sara Holi, nga Universiteti Shtetëror i San-Franciskos, por gjithashtu shton se, ruajtja e qetësisë edhe në çiftet e reja është çelësi për jetëgjatësi dhe lumturi.