Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Në një nga sallat e Muzeut Qendror të Kulturës Antike dhe Artit Mesjetar rus, në Moskë, “Andrei Rubljov”, u hap në datën 10 tetor, ekspozita e ikonografisë shqiptare. Në këtë ekspozitë u prezantuan ikona të shekujve 14 – 18-të të e.s, marrë nga koleksioni i ikonave të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës. Ikonat përfaqësonin punime të Nikolla Onufrit, Vëllezërve Zografi, të David Selenicës, të Jeromonakut, anonime etj. Spikasnin ikonat “Pakëzimi i Krishtit, “Shën Maria me Shenjtorë”, “Shën Maria me Krishtin”, “Johan Theologu”, “Ngjallja e Llazarit”, “Prekja e Thomait”, “Dyert e Bukura” etj.

Në ceremoninë e organizuar në kupolën e kishës mesjetare të muzeut “Andrej Rublov” përshëndetën të pranishmit Drejtori i Përgjithshëm i Muzeut të Artit Mesjetar rus, “Andrej Rublov”, Grigori Popov, Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korcës, Tatjana Caca, etj. Folësit në këtë ceremoni vunë në dukje vlerat e veçanta historike, kulturore, artistike dhe fetare të ikonografisë shqiptare. Përfaqësuesit e institucioneve ruse, përshëndetën hapjen e kësaj ekspozite të veçantë në Moskë, e cila i bën më të prekshme vlerat kulturore, artistike dhe religjioze të popullit shqiptar. Kjo ekspozitë, sipas tyre, transmeton mesazhet e kohës, por me ngjyra shqiptare. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi dhe të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ekspozita e ikonografisë shqiptare në Moskë do të qëndrojë e hapur për vizitoret ruse deri në 9 nëntor. Më pas, ajo do të transferohet në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Nizhni Novgorod, ku do të qëndrojë e hapur deri më 11 dhjetor 2012.

 

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin