Çështja Prifti-Beqiraj, përzgjidhen gjyqtarët

Gjykata e Lartë hodhi dje, shortin me gogla për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, dhe ish-zëvendësit të tij, Leonard Beqiraj, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, të publikuar përmes videos së përgjuar nga Dritan Prifti, ku të dy shfaqen duke ndarë një shumë të madhe parash. Pas hedhjes së shortit, trupa që do të gjykojë çështjen Prifti-Beqiraj do të përbëhet nga gjyqtarët Mirela Fana, Relator i Çështjes; Fatos Lulo, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Gani Dizdari. Po dje, në Gjykatën e Lartë u hodh edhe shorti për shqyrtimin e çështjes në ngarkim ndaj ish-deputetit demokrat, Sali Shehu, dhe deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Gjyqtarët që do të gjykojnë këtë çështje janë Edmond Islamaj, Relator i Çështjes; Guxim Zenelaj; Ardian Dvorani, Fatos Lulo dhe Majlinda Andrea. Në Gjykatën e Lartë u hodh edhe shorti për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e depozituar në ngarkim të Genc Pollos dhe Taulant Ballës. Gjyqtarët e çështjes do të jenë Majlinda Andrea, Relatore e Çështjes; Mirela Fana, Fatos Lulo, Arjana Fullani dhe Shkëlzen Selimi.

 

 

 

Comments are closed.