Çfarë do të ndodhë në dy seritë e ditës së sotme tek EZEL

Xhengizi ka dyshime se Ezeli flirton me Ejshanin

Ezeli e lë Ejshanin në shtëpi. Ajo e pyet kur do të fillojë zbatimi i planit dhe ai i thotë se plani, në fakt, ka filluar. Ezeli shkon pranë Ramizit dhe e pyet atë se për cilin person vuri jetën e tij në rrezik. Ramizi i jep përgjigje të shkurtra, ndërsa ai i tregon se Ejshani dhe Aliu janë të gatshëm të tradhtojnë Xhengizin.

&&&

Aliu vjen pranë Tevfikut tek një shtëpi e vjetër. Tevfiku nuk e ka marrë ende veten nga vdekja e Erenit. Aliu i thotë se njerëzit që kanë përballë janë shumë të fuqishëm dhe se një ditë edhe atyre do t’u duhet të luftojnë edhe njëri-tjetrin. Tevfiku është i heshtur. Aliu sheh fotot që ka Tevfiku në dorë. Aliu dhe Tevfiku fillojnë të flasin rreth fotografive. Aliu i sheh fotografitë dhe shokohet kur sheh mes tyre një foto. Në këtë foto është Omeri me Tevfikun. Tevfiku i thotë se e ka njohur Omerin. (Është Ezeli ai që e këshillon Tevfikun që fotot, të cilat janë fotomontazh, t’ia tregojë Aliut). Tevfiku shkon edhe më tej. I thotë Aliut se i ka premtuar Omerit se do të vrasë Aliun dhe i drejton pistoletën. Tevfiku i flet ashpër Aliut dhe i kujton atij se ka tradhtuar Omerin, shokun e tij më të ngushtë, dhe se tashmë mund të tradhtojë këdo. Aliu nuk e ka marrë ende veten nga ato që po dëgjon dhe po shikon. Ai i lutet Tevfikut që t’i tregojë për Omerin…

&&&

Kur Xhengizi është në tualet, Ezeli i kontrollon çantën dhe i sheh aty pistoletën dhe një palë pranga. Kur kthehet, Xhengizi kupton që çanta i është luajtur. Merr armën dhe thotë se do të vrasë personin me të cilin është lidhur Ejshani.

Stamboll 1997

Xhengizi vjen tek një shtëpi. Nxjerr një këlysh të vogël qeni jashtë. Kur kthehet në lagje, shikon që policia kishte arrestuar Omerin. Çelësat e shtëpisë nuk ia jep Ejshanit, por i hedh.

Stamboll 2010

Tevfiku, Ejshani dhe Aliu takohen. Tevfiku i thotë asaj se e njihte Omerin. Ajo shokohet, zbehet, por thotë se nuk e beson këtë gjë dhe largohet. Tevfiku i shkon pas dhe i thotë se do që t’i transmetojë ato fjalë që ka dashur Omeri t’ia thoshte vetë, nëse do të mundte. (Ezeli i thotë Tevfikut çfarë duhet t’i thotë. Ezeli i shpjegon Tevfikut se, megjithëse ajo nuk do ta besojë, ai duhet të insistojë dhe t’ia tregojë). Ejshani fillon të qajë kur dëgjon ato që i thotë Tevfiku. (Ezeli i kërkon Tevfikut që ta çojë Ejshanin tek kopshti i spitalit). Tevfiku i kërkon Ejshanit të shkojnë me të në një vend, sepse atje janë disa sende që Omeri i ka lënë vetëm për të.

&&&

Ramizi është përballë apartamentit të Selmës. Troket dera. Kur Selma e hap derën dhe sheh personin që është tek dera, qan nga gëzimi.

&&&

Xhengizi, ndërkohë, është duke ndjekur dikë. Ka dyshime të forta që Ejshani është e lidhur me të. Xhengizi e ka humbur të gjithë qetësinë e tij dhe është shumë i mllefosur dhe i tensionuar. Xhengizi dhe Ezeli vëzhgojnë një person në restorant. Xhengizi i tregon Ezelit informatat e mbledhura rreth tij. Xhengizi thotë që do të shkojë pas atij personi dhe e lidh Ezelin me pranga tek tavolina, në mënyrë që ky të mund të mos e ndalojë dot.

&&&

Në të njëjtën kohë, Tevfiku e sjell Ejshanin tek lulishtja e spitalit. Ejshani sheh emrin e saj të gdhendur mbi një stol druri.

 Në atë moment, afrohet një punonjës i spitalit dhe sjell një kuti. Tevfiku i thotë Ejshanit se brenda asaj kutie janë sendet personale të Omerit (Ezeli i thotë Tevfikut që ato që ka shkruar aty brenda ne kuti janë sendet dhe shkrimet e Omerit). Ejshani fillon të lexojë ato që i ka shkruar Omeri. Midis sendeve në kuti, gjen edhe një çelës. Shënimi që i ka lënë Omeri ka lidhje me Mumtazin.

Stamboll 1997

Omeri i tregon shtëpinë verore Xhengizit dhe i merr mendim rreth saj. I thotë atij se Ejshani nuk di gjë për këtë shtëpi. Është shumë i emocionuar. Xhengizi i thotë se do të vijë në mëngjes ta rregullojë shtëpinë dhe çelësin do t’ia japë Ejshanit. Omeri është shumë i lumtur.

Stamboll 2010

Ezeli kërkon ndihmë nga Kamili për të hequr prangat dhe shkon që të ndalë Xhengizin.

&&&

Ejshani vjen pranë babait të Omerit, zotit Mumtaz, në punishten e vogël, në të cilën ai punon. Ajo i tregon atij shënimin dhe çelësin. Mumtazi i jep Ejshanit një adresë. I thotë që të shkojë tek Omeri. Ejshani largohet. Mumtazi përkeqësohet, i bie si të fikët. Rrëzohet në tokë dhe i duket sikur dëgjon zërin e Omerit. Melihaja vjen ne zdrukthëtari dhe gjen Mumtazin në tokë pa ndjenja.

Stamboll 1997

Omeri me të atin mbarojnë shtëpinë e pushimit (shtëpinë verore). Kanë muaj që të dy bashkë punojnë për të ngritur atë shtëpi. Omeri ia jep çelësat e shtëpisë të atit.

Stamboll 2010

Ezeli sheh në apartamentin e tij gjurmë gjaku. Shtëpia është me gjak gjithandej. Xhengizi ka lidhur personin që dyshon se ka lidhje me Ejshanin dhe po e rreh keq. Ezeli nxehet dhe mundohet ta ndalojë Xhengizin. Xhengizi ka dalë jashtë kontrollit. I ka vënë pistoletën atij personi në kokë dhe i kërkon që të pranojë se ka lidhje intime me Ejshanin. Ndërkohë, Ejshani vjen tek shtëpia verore e Omerit.

Stamboll 1997

Omeri kthehet nga ushtria dhe takohet me Ejshanin në një lokal. Pranë tyre vjen një person që e thërret Ejshanin me një emër tjetër dhe fillon t’i bërtasë e të bëjë skena. Duke treguar Omerin, e pyet Ejshanin në është ky “gjahu” më i ri i saj apo jo. Punonjësit e lokalit e largojnë me forcë atë person. Ejshani shkon pranë tij i jep disa të holla dhe i kërkon të largohet. Personi i thotë se për të humbi gjithçka dhe i përgjërohet që të mos e lërë. Omeri shkon pranë Ejshanit, ajo largohet me vrap duke qarë si shumë e fyer, por Omeri nxiton dhe e kap. Ai mundohet ta qetësojë dhe fillon t’i tregojë asaj për shtëpinë e tyre të ardhshme.

Stamboll 2010

Ejshani sheh tek shtëpia e ndërtuar nga Omeri dhe i ati çdo gjë që Omeri ia kishte premtuar dhe fillon të qajë me ngashërim.

&&&

Xhengizi e rreh pambarim personin që ka lidhur. E kërcënon atë me jetën e familjes dhe largohet. Ezeli i thotë personit të lidhur të pranojë gjithçka, pasi në këtë mënyrë, mund të shpëtojë jetën e tij. I thotë atij se është ai vetë i dashuri i gruas së Xhengizit. Xhengizi kthehet prapë më i egër se më parë. Personi pranon që është i lidhur me Ejshanin, por Xhengizi nuk është budalla. Duke i bërë disa pyetje provokuese, e kupton se nuk është ai i dashuri i gruas së tij. Nxehet shumë kur arrin në konkluzionin se ka gabuar dhe largohet. Ezeli i zgjidh duart e personit, por diçka i tërheq vëmendjen…

&&&

Xhengizi takohet me Serdarin. Pranë tyre vjen edhe personi që Xhengizi rrahu. Serdari, që tani është bërë truri i Xhengizit, i thotë Xhengizit se do t’i bëjnë kurth Ezelit dhe se ai do ta pësojë njëlloj si e pësoi Omeri. Personi që është pranë tyre do lekët për rolin që bëri. Ezeli telefonon Kamilin, është shumë i nxehur.

Xhengizi kthehet nga burri që luajti rolin e dashnorit të Ejshanit. E pyet atë çfarë i tha Ezeli në kohën kur Xhengizi nuk ishte aty. Kur burri po fillonte t’i tregonte, i bie telefoni. Në anën tjetër të linjës, duhet të ishte e shoqja. Por në telefon, në fakt, flet Kamili, i cili i thotë se nëse tregon çfarë i tha Ezeli, do t’i zhdukë të gjithë familjen. Personi s’e jep veten dhe i përgjigjet Xhengizit se Ezeli nuk i tha gjë. Xhengizi shokohet edhe njëherë tjetër.

&&&

Ezeli vjen tek shtëpia e pushimit. Ejshani është brenda. Ajo i thotë atij se kjo është shtëpia që Omeri e kishte ndërtuar për të, por ajo nuk e dinte këtë gjë më parë. Merti telefonon Ezelin dhe i tregon se babai është shumë i sëmurë.

Ezeli vjen në spital. Merti është duke qarë. Kërkon ndihmë nga Ezeli. Ezeli hyn në dhomë, Mumtazi është në reanimacion. Ezeli i kap dorën, i thotë se u kthye dhe e thërret baba. Mumtazi hap sytë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.