Çfarë do të ndodhë në seritë e sotme tek EZEL

1- Serdari nis të zbulojë të kaluarën e Ezelit. Kërkon para nga Xhengizi për të dhënë informacion

2- Zbulojnë mjekun që ka kthyer Omerin në Ezel. Bastisin shtëpinë e tij, në të cilën ndodhet dosja mjekësore

 3- Ereni i merr pistoletën Aliut dhe shkon në shtëpinë e Ezelit. Melihaja dhe Merti janë në rrezik

Tevfiku nuk e qëllon dot Aliun. Të dy zbresin nga treni. Ndërkohë që Ezeli, ndërsa e ka puthur Ejshanin, edhe e ka fotografuar atë. Ezeli i jep fotografitë që ka bërë duke u puthur me Ejshanin Ramizit dhe i tregon për planin e tij të ri. Kur Shebnemi është duke qarë tek koka e Kamilit, ai përmendet. Nykheti, tezja e Ejshanit, është në gjendje të rëndë, është duke folur përçart. Në dhomë hyn Serdari, i merr letrën që ka në dorë dhe e lexon. I rrit dozën e morfinës dhe del nga dhoma.

&&&

Ejshani, Bahari, Xhengizi dhe Aliu janë në varreza për të varrosur tezen e Ejshanit, të vrarë nga Serdari. Aty vjen edhe Ezeli. Bahari përqafohet me Ezelin dhe Aliu ndihet vërtet shumë keq. Një burrë vjen tek Ramizi dhe i sjell disa foto në zarf. Ezeli i afrohet Ejshanit dhe i thotë që e ka marrë malli për të. Ramizi sheh fotot që i sjell avokati. Avokati i shpjegon fotot Ramizit dhe i thotë disa fjalë, Ramizi nuk mund të thotë asgjë. Në varreza janë edhe Melihaja me Mumtazin. Ata ngushëllojnë Ejshanin. Ejshani shikon varrin e Omerit. Melihaja i thotë Ejshanit që Nykheti e kishte kërkuar për të folur diçka me të.

 

&&&

Serdari takohet me një person dhe i tregon atij foton e Ezelit. Ai i thotë se e njeh Ezelin dhe se kohë më parë, atë e ka shkatërruar Ezeli. Serdari telefonon Xhengizin dhe i thotë se kundrejt një shume të caktuar parash do t’i tregojë për të shkuarën e Ezelit. Ezeli shkon pranë Ejshanit që është duke qëndruar tek varri i Omerit. Ejshani i kërkon falje dhe i thotë Omerit që ajo që ka bërë me të ka qenë një gabim. Ezeli fajëson Ejshanin, ajo e nxehur kthehet nga ai dhe i thotë: “Çfarë do prej meje?” Ai i thotë se do vetëm një gjë: që kur ta thërrasë ai, ajo të lerë gjithçka dhe të shkojë pranë tij.

 

&&&

Aliu, Xhengizi dhe Serdari takohen. Serdari u thotë se nëse ata do t’i japin shumën e kërkuar të parave, atëherë ai do t’iu tregonte rreth së shkuarës së Ezelit. Ata i japin lekët e kërkuara, pasi kurioziteti që kanë kalon çdo kufi. Ezeli me Shebnemin vizitojnë Kamilin. Në spital gjejnë të birin e Kamilit, që pyet të atin se kur do të kthehet në shtëpi.

 

&&&

Serdari dhe Tevfiku janë në makinë. Serdari fillon t’i bëjë pyetje rreth Ezelit. E pyet a e di lojën e parë të Ezelit. I tregon atij rreth lojës në kazino shumë kohë më parë. I thotë madje edhe emrin e personit që në lojën e parë Ezeli i mori gjithçka. Serdari e pyet nëse e njeh atë. Tevfiku arrin të sajojë një gënjeshtër dhe arrin t’i telefonojë Ezelit. Tevfiku i thotë emrin e personit që i thotë Serdari. Ezeli tensionohet shumë.

 Për më shumë lexoni gazetën “Republika”


Comments are closed.