Çfarë është virusi? Si shpërndahet një virus?

Çfarë është virusi?

Virusi është një koleksion shumë i vogël me proteina dhe material gjenetik. Në botë ka shumë e shumë viruse dhe një, të cilin shumë njerëz e marrin çdo vit, është influenca, ose gripi, që infekton 10 deri 20 përqind të popullsisë çdo vit.

Si shpërndahet një virus?

Diçka si gripi përhapet kur njerëzit teshtijnë ose kolliten dhe virusi shpërndahet nga një person te tjetri. Ose kur lënë materiale të infektuara nëpër sipërfaqe, siç është mukoza e infektuar. Prandaj është shumë e rëndësishme që të lani duart. Ka edhe të tjerë viruse që përhapen nga kontakti direkt, kur njerëzit përqafohen ose puthen. Ka dhe viruse që shpërndahen nga kontakti seksual, siç është HIV.

Comments are closed.