Showbiz

Cfare po ndodh me Angelina Jolie? Tmerron fansat me pamjen e saj të fundit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Aktorja e famshme, Angelina Jolie, është komentuar shpesh kohët e fundit për trupin e saj gjithmonë e më të dobët.

Pothuaj në çdo dalje të saj publike, komentet për gjendjen e saj shëndetësore kanë qenë të panumërta.

Ajo po humbet peshë çdo ditë e më shumë dhe kjo është e dukshme.

Në daljen e saj të fundit në publik, aktorja ka tmerruar fansat me këmbët e saj shumë të holla.

E veshur me një fustan të shkurtër të zi, aktores i dallohen lehtësisht kockat – një pamje që, për fat të keq, është tregues i rënies drastike në peshë.

41-vjeçarja, nënë e 6 fëmijëve, nuk po e merr veten pas sëmundjes, por edhe divorci i bujshëm me aktorin e famshëm Brad Pitt, gjithashtu i ka shkaktuar Jolie një gjendje mjaft stresuese.

Ylli i kinematografisë amerikane, megjithatë, është munduar që herë të tjera, të mbulojë defektet dhe shenjat e rënies në peshë sa herë ka dalë në publik, por fustani i zi dhe i shkurtër i kësaj here e kishte të pamundur të mbulonte këtë gjendje të aktores, e cila ka tronditur jo pak fansat e saj.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here