Çfarë t’i ofroni fëmijës: Ujë apo lëng

Nëse merren parasysh rekomandimet aktuale të Akademisë së Pediatërve Amerikanë, atëherë foshnjave gjer në moshën 6 muaj, të cilat ushqehen me qumësht gjiri, nuk duhet dhënë as ujë e as lëngje. Nëse fëmija ushqehet me shishe, e tëra varet se çfarë përqindje të ujit ka ushqimi por në princip nuk ka shumë dallim në veprim. A ka ndonjë veçanti ky rregull? Natyrisht, nëse bëhet fjalë për konstipacion, fëmijës duhet dhënë çdo ditë nga disa gllënjka ujë të kualitetit të vërtetuar. Siç e keni vëne re, foshnjat e ushqyera me qumësht gjiri shumë rrallë kanë konstipacion, për shkak se në të gjenden të gjitha materiet e nevojshme për funksion normal të jashtëqitjes. Pediatërit thonë që është mirë që gjithmonë t’i jepni fëmijëve ujë për të shuar etjen pa marrë parasysh vaktet me pemë të freskëta. Tek ushqyerja e foshnjave me shishe, konstipacioni është më i shpeshtë dhe për këtë është i nevojshëm edhe intervenimi. Për këtë duhet pasur kujdes nëse për ndonjë arsye foshnja kalon nga formula qumështore në atë me soja. Secili ndryshim mund të shkaktojë probleme për të cilat prindërit duhet të jenë të vëmendshëm. Konstipacioni i cili zgjat një kohë pas kalimit në formula soje mund të jetë shenjë e intolerancës në proteina të sojës. Siç e kemi thënë, disa palë gllënjka të ujit mund të jenë të dobishme në zbutjen e përmbajtjes së zorrëve, të cilat nuk janë të dëmshme. Shumë prindër janë interesuar për përmbajtjen e mundshme të fluorit. Ose nuk ka fluor ose bëhet fjalë për aq pak sasi, sa që disa kanë ngurruar. Ky problem nuk ekziston në shishet e paketuara të ujit.
Ekziston edhe një paragjykim i prindërve: kur fillohet me ushqim solid, kjo nuk nënkupton që duhet të fillohet menjëherë edhe me ujë, ndërsa gabimi më i madh është që foshnja, e cila ushqehet me gji, për shkak të motit të nxehtë duhet dhënë ujë shtesë. Kjo çon tek disbalansi i elektroliteve në gjak. Më vonë, pas moshës 6 muajshe, kur foshnja fillon të përdorë lugëzën dhe filxhanin, mund t’i jepni një filxhan ujë në ditë dhe jo lëng. Kur është në pyetje etja, gjithmonë ka qenë më i miri uji i burimit se sa lëngjet dhe kjo shprehi do t’u mbajë gjatë gjithë jetës.

Ashtu siç edhe e përmendëm, AAP (Akademia e Pediatërve Amerikanë dhe UK Foods Standard Agency (Agjensioni Britanik për ushqim standard), pajtohen që fëmijëve gjer në moshën 6 muajshe nuk duhet dhënë lëngje. Lëngjet mund të jepen vetëm pas shujtës.
Sipas përvojave të klinikave pediatrike, rreth 90 për qind e foshnjave nën një vjeç kanë konsumuar lëngje. Qëllimi përfundimtar është që foshnja të marrë lëndën e parë të pemëve, gjë që nuk është e keqe, po qe se në shishet e lëngjeve gjendet me të vërtetë ajo çfarë është e deklaruar. Hulumtimet kanë treguar që foshnjat konsumojnë mesatarisht 453 g lëng gjatë ditës. Kjo, zakonisht është për shkak se prodhuesit e lëngjeve për fëmijë të vegjël janë fokusuar në shishet e vogla, të cilat plasohen me anë të barnatoreve, kështu që prindërit i gjejnë ato në rafte së bashku me ushqime për fëmijë të vegjël. Prindërit duhet të bëjnë dallimin në mes të brendeve kualitative dhe atyre jokualitative të lëngjeve të pemëve, në mënyrë që fëmijët e tyre të konsumojnë vetëm prodhime kualitative. Amerikanët kanë rregulla më të rrepta, kështu FDA ka përcaktuar që lëngjet për fëmijë të vegjël duhet të jenë ekskluzivisht nga 100 për qind pemë, dhe kështu mund të marrin atributin “pemë”. Nëse nuk përmban 100 për qind pemë, atëherë mund të deklarohet si “pije pemësh”. Në deklaratë duhet të përmbajë se çfarë aromash dhe ëmbëltuesish janë përdorur dhe prodhimet duhet të jetë të pasterizuara me kapakë të sigurt. I ndaluar është përdorimi i ëmbëltuesve shtesë dhe sulfit si ruajtës (konservans), ndërsa nëse bëhet fjalë për koktel lëngjesh, duhet të precizohet me saktësi përbërja e koktelit të lëngut. Ajo çfarë është e rëndësishme për prindërit e rinj, është se lëngu asnjëherë nuk duhet dhënë fëmijëve nga shishja, por gjithmonë nga filxhani. Kështu shmanget prishja e hershme e dhëmbëve. Fatkeqësisht, këtu shumica e prindërve gabojnë. Britanikët propozojnë zbutjen e lëngjeve të pemëve, në raport 1 pjesë lëng dhe 9 pjesë ujë të vluar dhe më pas të ftohur, dhe kufizimin e konsumimit ditor të lëngut në 250 ml. Më pas, rregulla “e artë” thotë se lëngjet nuk duhet dhënë asnjëherë para shujtave solide sepse kjo mund të shkaktojë ndikim të kundërt nga dëshira juaj – sasinë e zvogëluar të gjërave ushqimore me vlerë. Dhënia e lëngjeve të pemëve nuk duhet të jetë asnjëherë zëvendësim për pemët dhe nuk ka kurrfarë përparësish në raport me pemët. Ne këtu kemi dhënë një pjesë dijenie rreth ujit dhe lëngjeve, por interesante sepse pediatërit gjithmonë thonë që për shuarjen e etjes gjithmonë duhet konsumuar ujë, pavarësisht vaktit me pemë të freskëta. Megjithatë, kjo duket edhe alternativë më e lirë për prindërit.

Similar Posts