Charlize Theron për herë të parë në publik me djalin e adoptuar

Lajmi i adoptimit të një djali të vogël nga Charlize Theron para dy javësh ishte konfirmuar, por ende nuk ishin shfaqur në publik nënë e bir. 36-vjeçarja është fotografuar ditën e sotme me djalin e saj të vogël, duke e mbajtur atë në një mbajtëse fëmijësh. Charlize Theron është parë së bashku me djalin e saj Jackson në West Hollywood. Kjo është hera e parë që aktorja është fotografuar në publik së bashku me fëmijën. Aktorja dukej e gëzuar dhe e kënaqur ndërkohë që fëmija ishte mbulur me një copë të bardhë me yje të kuq dhe fytyra e tij nuk dukej.

Comments are closed.