Kanë planifikuar të largohen nga Los Angeles në fund të vitit, dhe mbase po mendojnë edhe për fëmijën e pestë. David dhe Victoria Beckham po mendon të largohet nga Los Angeles pikërisht në fund të vitit, periudhë kur futbollistit i mbaron kontrata me skuadrën LA Galaxy. Një burim i afërt me çiftin ka treguar për një të përditshme angleze se Victoria po mendon qetësisht për këto gjëra. Por ajo kurrë nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për të sjellë në jetë një tjetër fëmijë pas vogëlushes Harper. Familja mendohet se do të kthehet nën Londër, dhe personi i afërt me çiftit ka treguar se stilistja adhuron të ketë një familje shumë të madhe dhe David është shprehur se do të ndjehej i kënaqur nëse ata do të kishin edhe një tjetër fëmijë. Familja Beckham është transferuar nga Londra në Los Angeles në vitin 2007, së bashku m 13-vjeçarin Brooklyn, 10-vjeçarin Romeo, 7-vjeçarin Cruz, ndërkohë që Harper, 15-muajshe lindi në Los Angeles.