Cilat janë disa nga shkaqet e belbëzimit

Hezitimi në të folur është i zakonshëm tek fëmijët. Por, kur ky vazhdon, atëherë kemi një problem të belbëzimit. Disa fëmijë kanë probleme në artikulim e disa të tjerë vështirësi me shprehjen e gjuhës, me vendosjen e mendimeve në fjali ose si rezultat i fjalorëve të tyre, që janë të varfër ose duan kohë të formulojnë një fjali të plotë. Belbëzimi në literaturën mjekësore, zakonisht njihet me termin “balbuciues oselogoneuroze” dhe vlerësohet si një ndër çrregullimet më të rënda të të folurit. Belbëzimi ose ndryshe marrja e gojës vihet re te fëmijët gjatë moshës 3-5 vjeç, pikërisht në periudhën kur truri i fëmijës zhvillohet shpejt dhe arrin, njëkohësisht, të kuptojë dhe të mendojë shpejt.

Cilat janë disa nga shkaqet e belbëzimit?

Specialistët e kësaj fushe si mjeke, psikologë, logopedistë mendojnë se faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e belbëzimit mund të jenë të shumtë dhe të ndryshëm si: dëmtimi organik, çrregullimet psikike, vendi ku jeton individi i atakuar nga belbëzimi, klima e vendbanimit, rrethi familjar si dhe ai shoqëror, të folurit keq në familje, marrja e medikamenteve pa kontroll, tronditje shpirtërore si dhe faktori gjenetik, e cila përcillet brez pas brezi. Është konstatuar dhe vërtetuar eksperimentalisht, se tek fëmijët të cilët lindin “të mëngjër” (janë ata fëmijë, të cilët shkruajnë me dorën e majtë), nëse iu imponohet nga ana e prindërve dhe nga ana e mësuesve që duhet të përdorin dorën e djathtë dhe jo të majtën tek fëmijët është vënë re se ata janë bërë nervozë, kanë shfaqur ankth, nuk kanë dashur të shkojnë në shkollë, si dhe shumica prej tyre kanë urinuar në shtrat. Prandaj, është e nevojshme që prindërit duhet të jenë të mirëkuptueshëm ndaj tyre nëse fëmija shkruan me dorën e majtë apo kryen punë të ndryshme me të, si p.sh në lojë në ngrënie etj. Personi, i cili belbëzon është plotësisht i vetëdijshëm për problemin që mbart, prandaj shpesh nuk shoqërohet me persona të tjerë me motivacionin që të mos kuptohet nga to. Po kështu, vepron dhe në familje duke u izoluar dhe nuk kontakton me prindërit, vëllezërit dhe motrat. Një sjellje e tillë bën dhe familja, duke e izoluar dhe duke mos e integruar në shoqërinë e tyre. Ky izolim i pavetëdijshëm nga belbëzuesi dhe të afërmit e tij, mund të paraqesë një rrezik shumë të madh. Fëmija rrezikon në këtë rast, që nga çrregullimi që mbart të kalojë në një çrregullim edhe më të rëndë siç është autizmi.


Veçoritë e belbëzimit

Përsëritja e rrokjes, e fjalës ose mosgërmëzimi i shkronjave janë veçoritë kryesore të belbëzimit. Mosshqiptimi i saktë i rrokjeve ose fjalëve shoqërohet me lëvizje motorike, si: lëvizje e shpejtë e qepallave të syve dhe deri në mbajtjen mbyllur të tyre, derisa personi të mbarojë atë që ka për të thënë. Vihet re se në fillim të rrokjes ose të fjalës, instinktivisht, mundohen të fitojnë kohë dhe e fillojnë me një pauzë: “ëëëë…” Kjo ndodh se e kanë më të thjeshtë t’i shqiptojnë zanoret nga bashkëtingëlloret, gjithashtu, e kanë më të thjeshtë t’i shqiptojnë fjalët e shkurtra nga ato më të gjatat. Vihet re se këta fëmijë belbëzojnë më shumë në fjalën e parë të fjalisë. Kalimin e shkronjave nga bashkëtingëllore në zanore e kanë të vështirë, ndaj edhe belbëzojnë.

Fëmijët belbëzojnë më shumë në këto situata:

– gjatë një bisede në telefon

– kur thonë një emër

– kur thonë diçka të rëndësishme

– kur nuk kanë kohë të mjaftueshme për të thënë diçka

– kur mendojnë se po belbëzojnë dhe nuk kuptohen nga të tjerët

– kur flasin me dikë të rëndësishëm për ta

– kur flasin në publik

Nëse fëmija ka gjasa të belbëzojë…

Për ta minimalizuar belbëzimin te fëmijët duhet patjetër konsultimi i rregullt dhe periodik mes treshes: terapist – prind – mësues:

1. Ndihmojini fëmijët të largojnë ankthin kur flasin.

2. Mundohuni ta inkurajoni të flasë më shumë se të gjithë pjesëtarët e tjerë në familje.

A. Kur ai flet dëgjojeni me kujdes dhe jepini rëndësi asaj ç’ka ai thotë, gjatë bashkëbisedimit shikojeni në sy dhe vëzhgojini me kujdes gjestet e tij.

B. Megjithëse nga gjestet mund ta kuptoni se çfarë do të thotë, hiquni sikur nuk e keni kuptuar, derisa fëmija të shprehë mendimin e tij. Mungesa e besimit në vetvete e detyron që mesazhin ta përcjellë nëpërmjet gjesteve dhe të largohet nga fjalët.

C. Gjatë kohës që fëmija flet, dëgjojeni me kujdes dhe mos ia prisni fjalën. Përshtatjuni edhe ju shpejtësisë së të folurit të tij kur flisni dhe formoni një atmosferë të rehatshme e të këndshme gjatë dialogut.

D. Hiqni dorë nga pyetjet e shpeshta drejtuar fëmijës. Përgjigjet e pyetjeve tuaja le të jenë: “PO” ose “JO”.

Fëmija duhet të dëgjohet me kujdes pikërisht atëherë kur flet me dëshirën e tij dhe lejojeni të flasë sa të dëshirojë.

E. Kini, gjithashtu, kujdes intonacionin e zërit që përdorni kur flisni me fëmijën. Mos të jetë as shumë i lartë e as i ulët, pasi edhe mund të mos t’ju kuptojë.

 

3. Pakësoni stresin te fëmija

A. Megjithëse mund të kaloni një ditë të ngarkuar me punë dhe nuk keni durim të flisni me fëmijën dhe ta dëgjoni atë, duhet të duroni, të bisedoni me të dhe ta dëgjoni. Fëmija nuk duhet të qëndrojë vetëm në dhomën e tij, përkundrazi, lejojeni t’ju shpjegojë ndodhitë e asaj dite dhe të dëgjojë diskutime të ndryshme të pjesëtarëve të familjes.

 

 

Comments are closed.