Çmimet e shërbimeve mjekësore pësuan rritje në maj

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Krahasuara me muajt e mëparshëm, çmimet e konsumit në maj shënuan një ulje me 0.8 për qind. Ndryshimi vjetor i indekseve të çmimeve të konsumit në këtë muaj është 1.9 për qind. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 4.2 për qind. Rritje kanë pësuar dhe çmimet për shërbimet mjekësore 0.2 për qind. Krahasuar me muajin e mëparshëm, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.8 për qind. Brenda këtij grupi, ulja më e madhe prej 16.2 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. Çmimet në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve kanë shënuar rritje gjatë këtij muaji, ku mund të veçojmë rritjet e frutave me 6.7 për qind. Çmimet e mobilieve dhe pajisjeve shtëpiake shënuan një rritje prej 0.4 për qind. Gjatë majit çmimi i naftës shënoi një ulje prej 2.1 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 1.8 për qind.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin