Çmimet “Onufri”, shpallet fituese Alketa Ramaj

Skulpturë gipsi pa titull dhe një fotografi, janë veprat më të mira të konkursit “Onufri 2012”, ndërsa fituese është shpallur Alketa Ramaj. Artistja që nuk ndodhej këto ditë në Tiranë, ka përdorur këtë objekt, në dukje të zakonshëm, një dru mbështetës për të mbajtur drejt një bimë, duke e shndërruar atë në një vepër skulpturore. Kjo na është dukur një simbolikë shumë e bukur që në një vend si Shqipëria jep mesazhin e kujdesit ndaj një gjëje që lind dhe rritet. Mendojmë që shoqëria jonë ka shumë nevojë për këtë mesazh dhe kjo ishte arsyeja pse ne si juri u fokusuam tek kjo punë dhe ia dhamë asaj çmimin. Ishte një ekspozitë e vogël në pjesëmarrje, vetëm 8 artistë. Në përgjithësi, paraqitnin të njëjtin nivel, pak a shumë të njëjtë, gjë që e bëri pak të vështirë zgjedhjen tonë”,- u shpreh Alban Hajdinaj, kryetar i jurisë së “Onufri 2012”. Juria e përbërë gjithashtu nga regjisori amerikan, Tomas Logoreci dhe Genti Gjikola, nuk kanë dhënë çmime të dyta apo të treta, pasi të shtatë artistët e tjerë pjesëmarrës ishin pothuaj në të njëjtin nivel. Çmimi “Onufri” ka një vlerë monetare prej 300 mijë lekësh.

Similar Posts