Çmimet Pulitzer për gazetari dhe art, ja fituesit

Gazeta “New York Times” ka fituar katër Çmimet Pulitzer për gazetari, duke përfshirë një shkrim që ekspozoi korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë së Kinës.  Gazeta gjithashtu fitoi çmime për raportimin në praktikat e biznesit të kompanive Apple dhe Ëal-Mart dhe mbulimin e pasojave të një orteku në shtetin e Uashingtonit. Gazeta “Denver Post” fitoi në kategorinë e lajmeve për raportimin mbi të shtënat në masë në një kinema vitin e kaluar në Aurora të shtetit Kolorado. Përveç 14 kategorive të gazetarisë, Çmimet Pulitzer u dhanë edhe për 7 kategori arti, përfshi letërsinë, ku çmimin Pulitzer e fitoi shkrimtarit Adam Johnson për serinë e romaneve “The Orphan Master’s Son”, me temë Korenë e veriut. Çmimi Pulitzer mban emrin e botuesit Joseph Pulitzer dhe vazhdon të jepet që nga viti 1917. Çmimet shpallen nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut dhe çdo fitues merr 10 mijë dollarë.