Collistar, manikyrët e rinj me efekt xheli

Mes të rejave vjen edhe një koleksion mini manikyrësh me 37 ngjyra te ndezura dhe me efekt xhel. Një formule e sofistikuar qe bashkon ngjyrat dhe feminilitetin, duke siguruar shkëlqim dhe një efekt te bukur xheli. Një aksesor i vërtetë, nga i cili nuk mund të hiqni dore ne sezonin e ngrohte, për femrat qe dëshirojnë te kenë duar ne plan te pare. Gama e gjere e ngjyrave ofrohet për çdo look, gjendje shpirtërore dhe rasti. Ngjyrat vijnë me nuanca “shocking”, nuanca intense apo me kombinime te ndryshme. Formula inovative, siguron një shkëlqim perfekt, i cili zgjat gjate. Ky manikyr “gloss” ka një efekt xhel me ngjyre te plote dhe te theksuar. Me duar plote ngjyra efekti do te jete natyral, ndërsa duke e aplikuar për here te dyte efekti do te jete “plumping” dhe shume trendi. 37 ngjyrat e reja me efekt xheli do të jenë fillimisht në konfeksione mini prej 6 ml, ideale për t’u mbajtur në çantë. Ngjyrat variojnë nga e kuqja, e verdha, e bardha, bluja, grija, e arta, katër nuanca të jeshiles etj.