Cosa Nostra, historia e mafias në Amerikë
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Lufta Kastelamareze në Nju Jork, intrigat e familjeve dhe fuqizimi i Laki Luçianos

Kur dikush mendon për Cosa Nostra-n, ose të mirënjohurën Mafia, e zë frika sepse e di mirë se kjo organizatë jeton dhe është e fortë dhe sot e kësaj dite. Mafia është ajo për të cilën janë bërë dhjetëra filma në Hollyvud, dhjetra libra, e megjithatë askush nuk di gjithçka për ‘të, di thjeshtë “aq sa duhet”. Emri Cosa Nostra, e përkthyer si “Gjëja Jonë” i takon qindra vjetëve më parë dhe u krijua në Siçili për t’u ofruar mbrojtje njerëzve të thjeshtë të vendit nga policia, banditët dhe deri tek agjensitë qeveritare. Cosa Nostra, jo rastësisht u përbë nga njerëz për të cilët u thurën legjenda, që u mbiquajtën shpëtimtarë. Ligji i të mbajturit “gojën mbyllur” (Omerta), është ligji bazë i organizatës, kush e shkeli këtë ligj dënoi me vdekje jo vetëm veten, por të gjithë familjen e tij.

Siçilia dërgon në SHBA bosët

Ligji do të ishte fuqia bazë e mafias amerikane, e cila u drejtua deri në vitin 1920 prej disa bosësh, mes të cilëve ka spikatur Xhuzepe Masseria ( Xho Bosi) dhe më pas Salvatore Maranxano. Këta gangsterë të vjetër ishin të njohur me emrin “Mustaqe petët” për shkak të mwnyrës së tyre tradicionale dhe konservatore të të bërit tregti. Për ta, që bazoheshin në rregullat e vjetra të nderit, ambicia e madhe dhe përfitimet nga momenti, nuk merreshin fare parasysh. Me pak fjalë, ata kërkonin që njerëzit e tyre të tregoheshin mjaft të kujdesshëm, ndërsa grabisnin të mirat dhe përfitimet e kundërshtarëve të tyre. Salvatore Maranxano mbërriti në Shtetet e Bashkuara në 1997. Ai mbërriti aty jo si mijëra emigrantë ordinerë italianë, por si i dërguari i “Bosit të Bosëve”, siçilianit Vito Cascio Ferro. Don Vito kishte si qëllim organizimin e Familjes Kriminale Amerikane, të cilat do t’i kishin grupet e tjera joitaliane nën varësinë e tyre. Sapo Maranxano mbërriti në SHBA, pushteti i tij absolut u njoh nga Gaetano Reina i Bruklinit dhe vartësit e tij Tomas Lukeze dhe Gaetano Galiano.Maranxanos iu nënshtrua menjëherë edhe Xho Aielo, bosi i Çikagos dhe Xho Xerili, nënbosi i familjes nëDetroit. Të gjithë këta persona kishin hyrë në Amerikë në mënyrë ilegale sepse ishin identifikuar nga policia italiane si anëtarë të mafias Siçiliane, që mbërritën me urdhër të Don Vitos në Amerikë do të ishin Karlo Gambino, Xho Bonano, Stefano Magadino dhe Xho Profaci. Së bashku të gjithë këta u njohën si Grupi i 12-ve. Kur këta burra mësynë brigjet amerikane, ata u integruan menjëherë në organizatën Unioni Siçilian, që jo vetëm u ofroi mbrojtje, por nisi edhe mësimet për të folur një anglishte të rrjedhshme dhe prefeksionimin e mënyrës amerikane të jetesës. Natyrisht, Unioni Siçilian u kujdes për mbrojtjen e tyre ligjore. E njëjta strukturë ka ndihmuar me mijëra emigrantë italianë të rinisin jetën e tyre në Amerikë. Mes tyre ka qenë edhe familja e salvatore Luçianos, i njohur me emrin Laki Luçiano.

Një gangster u lind

Çarls “laki” Luçiano u lind në vitin 1897 në Lerkardia, Siçili. Qyteza njihej për minierat e saj të squfurit dhe ishte shumë larg kryeqytetit, Palermos. Prindërit e tij punonin mjaft rëndë, në mënyrë që Laki të rritej më mirë se ata, por edhe pse oraret e punës dhe të mundimit ishi të gjata, në darkë, në tavolinë nuk kishte kurrë ushqim mjaftueshëm. Jo vetëm kaq, por Laki u sillte shpesh shqetësime me sjelljet e tij të egra karshi moshatarëve të tij. Kishte një karakter të pandryshueshëm të egër. Luçianot ishin të dëshpëruar, pasi e kuptonin se qëndrimi në atë vend nuk do të ndryshonte as për 100 vjet jetën e tyre. Aty nuk kishte të ardhme. Një hap tepër i vështirë ishte edhe emigrimi bashkë me të afërmit e tyre. Por, dilema e frika për të ardhmen në një vend të largët u zgjidh shpejtë sepse Laki po rritej dhe prindërit e tyre nuk donin që ai të jetonte në mizerien që po shkurtonte ditët e tyre. Ata kishin dëgjuar aq shumë për tokën e premtuar, Amerikën e largët. U kishin thënë se atje kishte punë pa fund dhe shkolla të mirë. Ata do ta shikonin me sytë e tyre shumë shpejt se, në fakt, jo gjithçka që u kishin thënë ishte e vërtetë. Luçianot u nisën për në Amerikë në 1906 dhe arritën në portin e Nju Jorkut në nëntor të atij viti. Laki do të spikaste shpejt si djalosh rruge. Në 1907 ai u arrestua për herë të parë për grabitjen e një dyqani. Brenda këtij viti ai krijoi një grup të vogël gangsterësh. Laki u ofronte djemve të tij të shkollës mbrojtjen e grupit kundrejt pagesës. Ai që nuk paguhej dhe rrebelohej rrihej keq.. Dikur, një nga djemtë në shkollë, një polak i ri, Meyer Lansky, nuk pranoi të paguante gjobën e grupit të lakit. Luçiano e qëlloi atëfortdhembeti i mrekulluar sesi polaku e priti grushtin si burrat dhe ia ktheu me të njëjtën forcë. Mes tyre do të lindte një miqësi e madhe. Polaku, Lanksi, ndoshta do të ishte i vetmi mik i Lakit të gjakshëm. Miqësia do të vazhdonte deri në ditën kur Laki Luçiano u detyrua të kthehej në Itali dhe të jetonte në ilegalitet prej vitesh. Mes veseve të shumta që kishte Laki Luçiano ishte edhe përdorimi i drogws. Në moshën 18 vjeçare ai ishte përdorues i rregullt i heroinës dhe morfinës dhe ai u mbyll në një azil për gjashtë muaj me radhë. Pas kësaj ai e reduktoi mjaft përdorimin e drogës. Në vitin 1916 Luçiano ishte lideri i Five Points Gang dhe ishte i skeduar nga policia si i dyshuari kryesor për disa prej vrasjeve të gjakshme të ndodhura në atë zonë. Rritja e tij e madhe nisi kur ai e zgjeroi grupin me djemë të zotë të rajoneve të tjera. Në 1920 Luçiano ishte i varfër, sepse bashkë me Lanksi dhe grupin partner “ Bugsy Siegel” merreshin vetëm me grabitje të vogla. Ai në fakt kishte lidhur miqësi me Xho Adonis, Vito Xhenoveze dhe njërin prej më të rëndësishmëve mes gangsterëve italianë, Frank Costellon. Ishte Costello ai që e prezantoi dhe e futi Lakin në grupe të tjera gangsterësh si Big Bill Dëyer dhe çifutë si Arnold Rothstein, Dutch Shultz dhe Dandy Phil kastel. Luçiano mbetej i impresionuar nga mënyra se si Costello arrinte të zinte miqësi dhe të manipulonte njerës të policisë, pliotikës dhe t’i krijonte atij siguri . Shoku i tij i ngushtë, polaku Lansky i kishte thënë se Costello bënte pjesë në një organizatë të madhe dhe të fortë mafioze. Luçiano më vonë do të bashkonte forcat e tij me Joe Masserian “ The bos”.Poaq shpejtë ai do të kuptonte se Masseria me rregullat e tij të vjetra nuk e shikonte të ardhmen në mënyrën se si e shihte Laki. Luçiano nisi të nervozohej nga mënyra se si i konceptonte bizneset Masseria. Ai shikonte hapësira të bga të cilat mund të nxirreshin përfitime kolosale për organizatën. Me qëllim që të kishte edhe vetë një fetë të majme, ai iu lut bosit të vet, Masserias të ndërmerrte aksione të guximshme. Por, nuk i eci, sepse koka e Masserias, e mbushur me rregullat e vjetra të lojës, nuk pranonte të bënte pazare me jo italianët. Më pas ai do të bënte një gabim që do ta bënte Lakin të armiqësohej përfundimisht me bosin e tij.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin