Craighton-Berishës: Shqipëria ka bërë progres real, reformat e ndërmarra inkurajuese

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Ministrja e shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Lucinda Craighton në takimin e zhvilluar me kryeministrin Berisha deklaroi se Shqipëria ka bërë progres real dhe reformat e ndërmarra janë shumë inkurajuese qoftë në aspektin e Bashkimit Evropian ashtu dhe të OSBE-së. Duke e përgëzuar kryeministrin për punën e bërë ajo inkurajoi që të vazhdohet në këtë rrugë. Ministrja Craighton shprehu bindjen për të ardhmen e ndritur që e pret ekonominë shqiptare dhe se progresi në procesin e integrimit evropian do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm nëpërmjet burimeve që vë në dispozicion BE-ja për vendet që synojnë aderim. Ajo shprehu shpresën që rekomandimi i Bashkimit Evropian në tetor do të jetë pozitiv dhe se progresi i bërë nga Shqipëria do të marrë vlerësim pozitiv në mbledhjen e Këshillit Evropian në dhjetor. Kryeministri Berisha nga ana e tij siguroi se qeveria do të bëj gjithçka  për një proces të ardhshëm zgjedhor të lirë e të ndershëm dhe ftoi për një vëzhgim sa më të gjerë të këtyre zgjedhjeve nga faktori ndërkombëtar. Kryeministri e siguroi zonjën Craighton për angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare në avancimin me sukses të integrimit evropian të vendit si projekti më i madh për qeverinë dhe popullin shqiptar. Duke theksuar se e konsideron këtë  proces të bazuar në meritë ai vlerësoi se puna e vazhdueshme për përmbushjen e standarteve dhe prioriteteve të vëna nga BE ka sjellë transformim rrënjësor të vendit dhe zhvillim në fushën ekonomike, politike, sociale etj. Kryeministri Berisha theksoi se pas bllokimit dy vjeçar nga ana e opozitës të reformave integruese axhenda e reformave është plotësuar më sukses në pjesën më të madhe të saj si pasojë e marrëveshjes politike të nëntorit 2011 dhe bashkëpunimit mazhorancë – opozitë. Ndër të tjera kryeministri theksoi si arritje madhore përmbylljen me sukses dhe konsensus të reformës zgjedhore, kufizimin e imuniteteve dhe miratimin e ligjit për gjykatën administrative.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin