Dade: Shpresoj që Shqipëria të marrë statusin në vjeshtë

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, flet për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke u shprehur se PS-ja është për plotësimin e reformave dhe se statusi duhet të ishte marrë. Deputetja e PS-së u ndal dhe në procesin e Zgjedhjes së Presidentit, duke u shprehur se është ende herët për të folur me emra konkretë dhe se ne duhet të kemi një president mbi partitë. Dade u ndal dhe në incidentet ndëretnike të ndodhura në Maqedoni. Ajo u shpreh se nuk duhet të shënohen më incidente të tilla, Maqedonia duhet të respektojë marrëveshjen e ODIHR-it. Maqedonia duhet të kishte ndjekur politika më të buta për të fituar anëtarësimin në NATO.