Categories
Aktualitet

Dalin emrat e prokurorëve, Adriatik Llalla i pari në listën e Vettingut

Zbulohen emrat e 13 prokurorëve, mes të cilëve edhe ai i Adriatik Llallës, pasuria e të cilëve po kontrollohet dhe verifikohet nga ana e organeve të Vettingut.

Sipas asaj që raporton Ora News, Kryeprokurori Llalla dhe 12 prokurorë të tjerë, janë të parët që do t’i nënshtrohen Vettingut, duke qenë se njëkohësisht këta emra kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, dy organe të ngritura si pasojë e reformës në drejtësi.

Konkretisht, veç verifikimit të kreut të Akuzës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur nga puna për kontrollin e dosjeve për  anëtaren e KED Rovena Gashi  si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë: Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.

Ndërkohë që në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen prokurorët Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.

Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës procesit të kontrollit i janë nënshtruar Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari, Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.

Gjyqtarët dhe prokurorët që kandidojnë për KLP dhe KLGj janë të parët që do t’i nënshtrohen konrollit lidhur me pasurinë dhe anën profesionale të tyre.

Ndërsa më pas në filtrin e Vettingut do të kalojnë 800 gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht pjesë e sistemit të drejtësisë.

Emrat e prokurorëve që po i nënshtrohen Vettingut:

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Adriatik LLalla

Rovena Gashi

Kosta Beluri

Anila Leka

Arben Dollapi

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA

Besnik Muçi

Gentian Osmani

Gentian Trenova

PROKURORIA E TIRANËS

Dritan Rreshka

Antoneta Sevdari

Shpëtim Kurti

Arben Nela

Atriatik Cama