Darka, gabimet që nuk duhet të bëni asnjëherë
Darka është thuajse i vetmi vakt për njeriun, të cilin e kalon me miqtë apo familjarët e tij. Përmes bisedës që zhvillohet në mes tyre, largohet ajo lodhja e ditës, pasi mund të jesh në lëvizje dhe në kontakt me shumë persona, por nga ana tjetër, darka është edhe vakti më i pavëmenshëm për sasinë e ushqimit që konsumojmë. Ndërsa mëngjesi dhe dreka janë dy vakte që konsumohen vetëm dhe në lëvizje, darka është e kundërta e tyre. Por është e rëndësishme që në darkë të keni parasysh disa pika kresore.
Ja gabimet që nuk duhet të bëni:
1. Mos e konsideroni darkën një vakt të rëndësishëm dhe mos gatuani shumë
2. Mos vendosni pjata me gjellë në tryezë
3. Mos shikoni televizion gjatë ngrënies
4. Mos e mbani kripën në tavolinë gjatë ngrënies
5. Mos hani darkë jashtë
6. Mos konsumoni ëmbëlsirë