Dashuri artistike mes Adele dhe George Michael

George Michael shumë shpejt mund të realizojë një duet muzikor me Adele. Lajmi është publikuar nga një e përditshme angleze, sipas së cilës Michael, pasi është shëruar nga një sëmundje e rëndë, (artisti ka qenë i shtruar në një spital austriak në fund të vitit 2011), dëshiron të ftojë këngëtaren britanike për të bashkëpunuar për një këngë të re të albumit të tij muzikor, i cili aktualisht është në studiot e regjistrimit. Fakti se George është një fans i çmendur i divës së re, nuk është më sekret. Kjo është vërtetuar me dhënien e çmimit për albumin më të mirë gjatë ceremonisë së Brit Aëards. “Madje ka lënë edhe të fejuarin Fadi Fawaz, në Australi për tre ditë vetëm e vetëm për ti dorëzuar çmimin Adelës», ka treguar një burim i afërt me këngëtarin. Ndër të tjera personi anonim thekson se «Adele» është gjithnjë një admiruese e këngëve të George dhe ka qenë tepër e emocionuar për faktin se ka qenë pikërisht këngëtari që i ka dorëzuar çmimin në Brit Award.

Comments are closed.