David Beckham, një baba shembullor

Futbollisti i njohur David Beckham nuk është i zoti vetëm në fushën e blertë, por ai është gjithashtu edhe një baba shembullor. Zakonisht më përpara e kemi parë Beckham duke shoqëruar djemtë e tij në stërvitje dhe në shëtitje të ndryshme, ndërkohë që këtë herë ai vjen me një imazh të ri. Është fotografuar duke mbajtur në krahë vogëlushen Harper, ndërkohë që djemtë e tij luanin basketboll në park. Tre djemtë nuk dëshirojnë asgjë tjetër veçse të luajnë me babain e tyre me top në park, ndërsa vogëlushja 8 muajshe, Harper Beckham është argëtuar duke shikuar vëllezërit dhe të atin e saj. Kjo është fotografia e parë në fakt që vogëlushja shfaqet në krahët e të atit David, pasi e kemi parë zakonisht me nënën Vic në dyqane të ndryshme veshjes.

Comments are closed.