Debate dhe replika të ashpra në Kuvend për KQZ-në

 

Kuvendi nisi me debate punimet e seancës plenare të radhës, ku në fillim të rendit të ditës ishte diskutimi i marrëveshjes për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Londrës, për patentat europiane. Replika mes Topallit dhe deputeteve te PS kane ndezur seancen e djeshme te parlamentit.n Deputetët e opozitës, duke marrë shkas nga marrëveshja e patentave, deklaruan se “patenta” më e rëndësishme europiane, është ajo e shtetit ligjor, që nuk ekziston në këtë vend. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, akuzoi maxhorancën për politizim të institucionit të administrimit të zgjedhjeve dhe për shkatërrim të standarteve demokratike. Ndërkohë, kolegu i tij demokrat, Astrit Patozi siguroi se zgjedhjet e 23 qershorit do të zhvillohet pavarësisht përpjekjeve të opozitës për ti bllokuar.  Situata në KQZ, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të dy anëtarëve të propozuar nga opozita, dhe lirimit nga detyra të ish-anëtarit Ilirian Muho, ishte në qendër të debatit të sotëm në parlament. Palet te nxehura’ pas ceshtjes se anetarit te KQZ dhe koalicionit te LSI kane debatuar ashper mes tyre. Ndiqni zhvillimet sot ne Kuvend:

Halimi: Muho pushoi dosjen e vëllait vrasës

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi deklaroi dje nga foltorja e Kuvendit se diskutimi për Ilirjan Muhon nga ana e opozitës po kthen seancën parlamentare në një teatër qesharak.

“Kjo është seanca më qesharake që do mbahet mend në historinë e këtij parlamenti, ku kryetari i vë në rresht deputetet e partisë së tij të tregojnë histori me krimba. Kjo vjen si ajo barcaleta e studentit të paaftë që kishte mësuar vetëm krimbin.  Dhe kur filloi provimi, studentit të paaftë i ranë 2 pyetje që s’kano të bëjnë me krimbat. I ra Luani dhe qeni, Luani është luan, tha, hungërin si qeni, por nuk janë krimba se po të ishin krimba do ishin kështu. Krimbi…. Dhe ju mësuat vjershën e Edi Ramës për krimbat dhe u morën vetëm me krimbat. Dhe u morët me të njëjtën histori për të shmangur një histori që po i bën gjëmën Edi Ramës, që po i kthehet në bumerang të madh, për të shmangur vëmendjen nga listat. Dhe janë gati të lëpijnë e pështyjnë cfarë u thotë kryetari vetëm të jenë tek listat dhe krijojnë një luftë imagjinare që ne e paskemi masakruar Ilirjanin, Ilirjanin që e kanë shkarkuar për një histori që të gjithë e dimë. Por e dini ju se Ilirjani paska pushuar dosjen e vëllait dhe vëllai i vet ka kryer një vrasje dhe vëllain me ndërhyrjen e vet e paskan liruar. Kjo mund të mos bëjë çudi sesi mbulohen historitë e vëllait dhe ne vazhdojmë të flasim për krimbat, flasim për taksat futemi te krimbat dhe t’i lemë krimbat e të flasim për qytetarët. Kjo është një paketë që sjell një reformë të jashtëzakonshme që është hartuar me ekspertët më të mirë të BE, ndaj duhet votuar”.

Xhafaj: Keni harruar kushtetutën

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj akuzoi qeverinë dhe mazhorancën se me votimin për shkarkimin e anëtarit të LSI nga KZ dëshmuan se shkelën hapur ligjin. Sipas Xhafaj cdo veprim skandaloz i maxhorancës vjen sepse pushteti i ka zënë sytë deputetëve të djathtë.

“Është shkelur haptas ligji, rregullorja, është e rëndë shumë e rëndë për parlamentin shqiptar dhe e turpëron parlamentin shqiptar. Në analet e këtij parlamenti kjo do mbahet mend si një precedent i rrezikshëm. Sesi ligjet nuk janë bërë për ligjvënësit. Mjaft që ta kërkojë interesi i politikës së ditës. Kjo është arsyeja se pse maxhoranca juaj është katandisur në një repart të ekzekutivit tuaj, thjesht me një ngritës kartonësh me vullnetin e kryeministrit, e keni harruar Kushtetutën, ligjin, rregulloren, standardet e parlamentarizmit, ju ka zënë sytë pushteti, pushteti abuziv që i ka zënë sytë së drejtës. Ja pse duhet të ikni një orë më parë nga karriget tuaja, për të liruar shtetin e së drejtës parlamentarizmin në këtë vend”

Patozi: Zgjedhjet do të bëhen, PS vuan pasojat e 1 prillit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike , Astrit Patozi, akuzoi dje në Kuvend kryetarin e PS-së, Edi Rama, se po tenton të bllokojë funksionimin e KQZ-së, pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga opozita dhe refuzimit të saj për zëvendësimin e tyre. Patozi akuzoi Ramën se me këto qëndrime po tenton të prishë zgjedhjet e 23 qershorit. “Tani nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama po tenton të prishë zgjedhjet, por çfarëdo vendimi që të marrë ai zgjedhjet do të mbahen, sepse ato janë e drejtë kushtetuese e shqiptarëve, të cilët nje herë në katër vjet dhe në datën e caktuar ftohen të votojnë qeverinë e re”, tha ai. Kreu i grupit demokrat, Astrit Patozi siguroi se zgjedhjet e 23 qershorit do të zhvillohet pavarësisht përpjekjeve të opozitës për ti bllokuar. “Kuvendi nuk ka mbajtur kurrë zi për shkarkimin e një funksionari dhe anëtari të KQZ, janë liruar dhe shkarkuar shumë më të rëndësishëm se Ilirjan Muho dhe Kuvendi s’e ka kthyer kokën pas. Politikanët nuk merren me të shkuarën, por shohin nga e ardhmja. Por kjo është pasoja e re e krushqisë së 1 prillit. Dje i dhatë çdo shqiptari arsyet pse Ilirjan Muho nuk mund të qëndronte asnjë dite në KQZ, sepse anëtarë e KQZ, u sollën si militantë të thekur partie, se kur Rama jep komandën “bajonete shpo”, ato nisen. Rama trimi që deklaronte se edhe në shtëpinë e vet po t’i numëronte votat Saliu nuk do e shmangte fitoren, i bie se fitoren e përcaktoka vetëm një anëtar i KQZ. Çfarëdo vendimi të marrë Edi Rama zgjedhjet do mbahen se janë e drejta kushtetuese e shqiptarëve. Ajo që për shqiptarët është një e drejtë, për Ramën dhe PS është detyrim kushtetues, të cilit po i shmanget. Ligjet e vendit garantojnë mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet do mbahen dhe do i fitojë PD, zëvendësim i një anëtari të KQZ nuk është një çështje mes PS dhe LSI. Ne jemi të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e kemi detyrim ligjor dhe moral të mbrojmë institucionin përballë çdo kërcënimi.”, tha Patozi

Ruçi: PS sot do flaës vetëm për KQZ

Partia Socialiste justifikoi mosçuarjen e emrave në Parlament për plotësimin e dy vendeve vakante në KQZ, me pretendimin se ky institucion është marrë peng dhe politizuar nga maxhoranca. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, akuzoi maxhorancën për politizim të institucionit të administrimit të zgjedhjeve dhe për shkatërrim të standarteve demokratike. Ai bëri të ditur se nuk kishte marrë aspak në konsideratë kërkesën zyrtare të Kuvendit, referuar Kodit Zgjedhor për paraqitjen në seancën e sotme të emrave që do të plotësonin vakancën në KQZ. Duke dënuar shkarkimin e Ilirian Muhos, i propozuari i LSI-së në KQZ, Ruci tha se “në Shqipëri nuk ka pavarësi kushtetuese, nuk ka votë të lirë, nuk ka institucione të lira”. “Zonjë e nderuar, morrën fjalën 6- 5 kolegë dhe zonjës Dade i preve fjalën. Se çfarë flet dhe si flet deputeti është në të drejtën e tij Kushtetuese. Por deputetët socialistë ishin brenda. Flasim për patentën evropiane. A ka patentë më të mirë evropiane që pushteti në Shqipëri nuk merret me votë të lirë dhe të ndershme, kur pushteti në Shqipëri nuk mbahet me votë? A ka diskutim më të mirë për të trajtuar problemin në këtë seancë pas një seance, kur është vrarë besimi i shqiptarëve tek vota e lire që është patenta kryesore evropiane? A ka diskutim më të mirë kur 3 ditë më parë u vra pavarësia e institucionit të zgjedhje? Në vendin tonë shkelet kushtetuta dhe ligji. A ka patentë evropiane më të mirë se këtij vendi i mungojnë gjithçka por më shumë i mungon parlamentarizmi me gjithë këto shantazhe që bëni ju? A ka patentë më të mirë se ky vend nuk vuan nga mungesa e ligjit por nga moszbatimi i ligjit? E pra a ka më keq në cilin parlament të Evropes një kryetar i kuvendit i thotë deputetëve “do ikni për lesh”? Po ju do ikni për lesh, se ne këtë vend drejtësia, shëndetësia, shërbimi arsimor blihet… Do ikni se nuk ka pavarësi të institucioneve kushtetuese dhe pavarësi të votës së lirë, se e keni lënë Shqipërinë në vendin e parë në Evropë për korrupsion dhe se kriminaliteti është dyfishuar. Sot e kësaj dite me vjedhjen e votave në 2009, ju nuk jeni mazhorancë se keni ardhur me vota të vjedhura. Po na turpëroni para Evropës, po na diskretitoni dhe po na prishni me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë dhe ju thoni “po ikni për lesh”.  Jemi fiks dy muaj para zgjedhjeve institucioni i kryesor i zgjedhje është inekzistent, ka vdekur Parlamentarizmi dhe besimi i shqiptarëve tek vota e lirë. Si nuk ju vjen marre para vendit dhe me dergoni ftesen mua “zoti Ruci plotëso vendet”. Cilat vende? Te atij institucioni që përdhoset dhe e morët peng dhe e bëtë të politizuar? I keni mbledhur shifrat e popullit, jeni opozitë me shifrat e popullit. Nuk behet fjalë as ne as ju të keni opozitën por të kemi institucione garante të votës së lirë të shqiptarëve. Kryefjala jonë sot do jen problemet që parashtrova”, tha Ruçi.

Replikat Topalli-Balla-Klosi

Seance e tensionuar ne Kuvend, sikunder edhe pritej. Replika dhe akuza ka pasur mes kryeparlamentares Topalli dhe deputeteve socialist socialist, Taulant Balla. Ndersa Balla fliste nga foltorja e Kuvendit, Topalli e ironizoi duke i thene se po qajne zgjedhjet. Nderkohe qe pas Balles foli deputeti i PS-se, Blendi Klosi, duke numeruar me dite, ore, minuta e sekonda qe i kane mbetur maxhorances dhe Sali Berishes ne pushtet, Topalli ka thene “edhe shkoni per lesh edhe ju”.

Klosi: Edhe 65 ditë, 21 orë, 43 minuta, kane ngelur qe qytetaret shqiptare te vuajne nga i njejti stres”

Topalli: Prandaj kjajne keta

Klosi: Edhe 65 dite, 21 minuta, 5 sekonda kane ikur qe qytetaret shqiptare te shpetojne nga hilet e Sali Berishes

Topalli: Edhe shkoni per lesh edhe ju…

Klosi: Çfare tha mo?

Topalli-Balles

Balla: Ju personalisht jeni njeriu që mbani patentën me negative për mënyrën sesi drejtohet parlamenti, në Europë. Ju së bashku me kryeministrin tuaj mbani patentën më negative të sjelljes së një mazhorance përkundrejt institucioneve të pavarura.

Topalli: E kanë filluar para këta për të reklamuar humbjen e zgjedhjeve. Leri të tjerat…

Balla: Harroje se mund të më presësh fjalën mua.

Topalli: Ju jeni tu kjajt humbjen e zgjedhjeve more zotëri…

Balla: Ne do ti fitojmë zgjedhjet sepse shqiptarët janë lodhur nga kjo mazhorancë që e ka ndërtuar rrugën e vet me 4 patenta që nuk kanë të bëjnë me Europën. Me patentën e korrupsionit, të vjedhjeve, të vrasjeve…

Topalli: Ore ti ke thënë që jep dorëheqjen se nuk ke tokë, na shpjego tani se pse s’jep dorëheqjen se doli toka, tani…

Balla: Ti moj zonjë, nënkryetarja e një partie të një kryeministri që ka vrarë…

Topalli: Ore LSI e keni ju apo kush e ka? Bllokun e keni ju apo kush e ka..

Balla: Ti moj zonjë, ke ngrënë dhe ti moj zonjë nga ai bllok, se ke marrë dhe ti nja 2 koncensione bashke me kompaninë Curri…

Topalli: Hajt na i kallo, hajt ta marrsha na i kallo se po më pëlqeka shumë kjo histori…

Balla: I ke marrë nja dy hidrocentrale

Topalli: Vetëm dy?? (Qesh)

Balla: A ke marrë më shumë?

Topalli: Pa mi numëro një cikë more djalë….

Balla: I ke marrë shpirtin dhe Radio Shkodrës me atë pallatin që ke bërë aty përballë

Topalli: Pa ma kallxo pallatin, yyyyyyyyyyyyyy qenka interesant shumë. Po mor Taulant tani më kallxo për patentën

Balla: Ti zonjë ke dhe një patentë tjetër europiane që nuk e ka asnjë kryetar parlamenti në Europë, që të ketë shpenzuar për fluturime jashtë shtetit 735 mijë euro

Topalli: Tani Taulant me të than të drejtën nuk të kam marr me vete kurrkund ku kam shkue dhe më je lut, me ke cuar mesazhe, aman moj më merr me vete, në vizitat që ti ban duke takuar kryetarët e parlamenteve, kryeministra. Vecse më je lut duke kja, pas dere më rri, nuk të marr me vete as mandatin e ardhshëm, nuk të marr kerrkund me vete.