Debati Presidencial / Biden shokon me referencën për Hitlerin

Joe Biden – kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, befasoi shikuesit gjatë debatit final me republikanin Donald Trump.

Ai bëri një referencë të çuditshme për Adolf Hitlerin gjatë debatit.

Trump po fliste për takimin e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Të kesh marrëdhënie të mira me liderët e vendeve të tjera është diçka e mirë,” tha ai.

Por Biden iu përgjigj: “Kjo është si të thuash se ne kemi pasur marrëdhënie të mira me Hitlerin përpara se ai në fakt të pushtonte Europën”.

Menjëherë rrjetet sociale reaguan. Komentuesit nuk besonin dot se ai e bëri këtë koment.

“Kemi pasur marrëdhënie të mira me Hitlerin? Vërtet e tha këtë gjë,” pyet një komentues.

Ndërkohë një tjetër koment i Biden shkaktoi sërish reagime në rrjetet sociale. Ai po fliste për grupimin ‘Proud Boys’, por i quajti ata ‘Poor Boys’.

Comments are closed.