Deklarata e Dules, Tahiri: Do e shëtis në gjithë Çamërinë

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, një ditë më parë, i cili tha se Çamëria nuk ekziston. Tahiri tha se tashmë i ka mbetur të shëtisë kreun e PBDNJ-së në gjithë Çamërinë. “Nuk më ka mbetur gjë tjetër me Dulen, do ta marr nga veshi dhe ta çoj atje, ku është një tabelë që thotë “Mirë se vjen në Çamëri”. Ta shëtis në të gjithë Çamërinë, zotin Dule, ta çoj deri të tre gurët e zi në Prevezë, ku të shikojë të gjitha fshatrat e djegura, xhamitë ku janë akoma, varret e të parëve tanë. Dhe shtëpinë e gjyshit tim”,- tha Tahiri.

Comments are closed.