Deklarimi online i punonjësve, procedurat që duhet të ndjekë tatimpaguesi

Tashmë, çdo kontribuues i sigurimeve shoqërore, qoftë i punësuar apo i vetëpunësuar, do të ketë elektronikisht një llogari personale. Lidhur me këtë fakt, Drejtori i Shërbimit të Tatimpaguesve, Erjon Prifti, u dha sqarime përfaqësuesve të biznesit, për këtë praktikë të re. Sipas tij, tatimpaguesit duhet të raportojnë listë-pagesat elektronikisht, por paralelisht, duhet t’i dorëzojnë ato edhe manualisht. Ndërkohë, është e nevojshme që çdo kontribuues të ketë patjetër kartën e tij të identitetit, pasi numri i shënuar aty do të shërbejë si numri ku do të derdhen kontributet në mënyrë elektronike në vijim. Deklarimi elektronik i punonjësve do të mundësojë krijimin e një historiku të kontributeve, që derdhen gjatë viteve për një individ. Nga ana tjetër, ky sistem sjell dhe disa avantazhe dhe shmangin një sërë problematikash aktuale. Detyrimi i deklarimit online të punonjësve hyri në fuqi në fillim të vitit 2012. Ky proces administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Falë kësaj praktike, individët do të kenë mundësi në të ardhmen, që të shohin vetë, në mënyrë elektronike, llogarinë e tyre, ku janë derdhur kontributet.

Comments are closed.