Demi Moor del nga rehabilitimi, rikthehet në LA

Aktorja e famshme, Demi Moore mbrëmjen e djeshme është kthyer në shtëpinë e saj në Los Angeles, pas pesë javësh të kaluara në rehabilitim.  Aktorja u pa për herë të parë në publik duke zbritur nga një avion privat pasi përgjatë më shumë se një muaji ka ndenjur në fshehtësi të plotë. Ajo ka mbërritur në shtëpi  nëpërmjet një avioni privat ku ka qenë e shoqëruar nga shoku i saj i  ngushtë Eric Buterbaugh. Aktorja dukej e shëndetshme dhe e qetë dhe sapo ka zbritur nga avioni është takuar me shoqërinë e saj që e priste në aeroport. Moor ishte veshur me pantallona të shkurtra ngjyrë të zezë, dhe një këmishë të bardhë të gjatë. 49-vjeçarja, u shtrua në një klinikë rehabilitimi pas abuzimit me substanca të ndaluara. Incidenti erdhi në një periudhë të vështirë për aktoren, pikërisht disa muaj pas ndarjes nga 33-vjeçari Ashton Kutcher, i cili në nëntor të vitit të kaluar e tradhëtoi atë. Kjo është fotografia e parë për aktoren, ku ajo shfaqet në publik pas periudhës  që ka kaluar në spitalin e rehabilitimit. 33-vjeçari Ashton dhe ish bashkëshorti Bruce Willis, e kanë vizituar aktoren në shtëpi ku ajo qëndron me tri vajzat e saj Rumer 23 vjeç, Scout 20, dhe Tallulah, 17 vjeçe.

Comments are closed.