Deschamps: Humbje të tilla, kënaqësi e pafundme

Trajneri i Marsiglia, Didier Deschamps, ka komentuar ndeshjen e fundit të ekipit, duke deklaruar se kjo ishte një ndeshje e komplikuar dhe skuadra ka luftuar dhe ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. “Për ne ishte një ndeshje e komplikuar, kishim pak raste për të shënuar gol, ndoshta mund të shfrytëzoheshin më mirë disa situata, por gjithsesi u përpoqëm dhe arritëm rezultat të mrekullueshëm”. Ai e cilëson një kënaqësi të madhe pas momenteve të vështira në kampionat, ndeshjen e djeshme. “Jemi një klub i vogël dhe Interi është një skuadër e madhe. Interi u paraqit ashtu sikurse e kisha parashikuar, të paktën me dy taktika të forta dhe Sneijder në qendër. Është një kënaqësi në fakt të humbasësh në këtë mënyrë, për ne nuk ishte parashikuar një veprim i tillë”, ka shpjeguar ai. Në mikrofonin e Sky Sport, Deschamps shprehet se nevojitej vetëm një gol për të shkuar në çerekfinale. “Është një rezultat i mirë për skuadrën dhe tifozët sepse kemi mundur një skuadër të madhe që ka qenë kampion europe para dy vitesh”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Comments are closed.