Diabeti i tipit 2, faktorët kryesorë të rrezikut

Gjeni që krijon këtë proteinë quhet HMGA-1 dhe është mjaft i rëndësishëm, pasi mundëson insulinën që “të kyçet” në qelizat e mëlçisë dhe sheqerin ta shndërrojë në energji. Atëherë kur sheqeri të grumbullohet në gjak, kjo mund të sjellë komplikime serioze, përfshirë këtu edhe vdekjen

Studimet tregojnë se me një ndërhyrje kirurgjikale shërohesh përfundimisht

Një studim nga Italia ka treguar se mund të shërohemi përfundimisht nga Diabeti i tipit II, me një ndërhyrje kirurgjike. Lajmi, është fryti i një studimi dhe kërkimi dhe është një nga ata lajme që ju intereson të gjithë atyre që akoma sot nuk arrijnë të kontrollojnë sëmundjen nëpërmjet terapisë. Sepse shkaqe të shumta bëjnë që shpeshherë të mos jenë në gjendje që të mbajnë në nivelet e duhura gliceminë: për këta të fundit, hapet rruga e ndërhyrjes bariatrico në laparoscopi, edhe nëse nuk janë obezë. Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze ose sheqeri, në gjak. Ky nivel i lartë glukozë është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Mjekësia, akoma nuk e di me saktësi përse ndodh një gjë e tillë dhe e kanë quajtur shkakun: sindroma x, por përgjithësisht, besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqimi jo i ushqyeshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha. Njoftimi për një kurim përfundimtar të tij vjen nga Milano ku profesor Nicola Scopinaro (Universiteti i Genova-s), i konsideruar si babai i kirurgjisë ndaj obezitetit në gjithë botën, ka prezantuar rezultatet e të parit studim kërkimi të realizuar prej tij për herë të parë në gjithë botën, ku jepen rezultatet e 20 pacientëve të tij, por që së shpejti do të provohet edhe në 20 spitale italiane ne mbi 600 pacientë. Në këtë studim, të realizuar në Spitalin San Martino të Genova-s, parashikohej rekrutimi i 20 pacientëve, të gjithë mbipeshë ose me një obezitet të lehtë. “Sot – është shprehur Scopinaro – asnjë prej tyre nuk bën përdorim ilaçesh, dhe nuk mban asnjë lloj diete për diabetikët, që nga dita që dalin nga spitali. Për 10 prej tyre, në kontrollin e parë, 1-2 muaj pas operimit glicemia ishte normale në 3 raste dhe poshtë nivelit të rrezikut në 4 raste të tjera; pas katër muajsh, në të gjitha raste që janë kontrolluar, kanë rezultuar nën nivelin e rrezikut”.

Ilaçet që duhet të përdorni

Historikisht, mjekimi i diabetit është bërë duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet që e shkaktojnë atë. Kjo tregon se shumë ilaçe për diabetin parandalojnë atë që diabeti shkakton si për shembull etjen e tepruar, urine, irritimin, dobësinë dhe lodhjen. Këto ilaçe i lehtësojnë këto simptoma, por ato nuk funksionojnë duke bërë një organizim të ndjeshëm ndaj insulinës, që është shkaku i 95 për qind të rasteve të diabetit tipi II. Shumica e këtyre ilaçeve funksionojnë duke rritur sasinë e insulinës së prodhuar nga organizmi, ngadalësuar çlirimin e glukozës nga mëlçia ose duke ngadalësuar thithjen e ushqimit nga zorrët. Përderisa këto ilaçe nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, këto ilaçe nuk e fitojnë dot luftën kundër diabetit, ato veçse ndihmojnë në një betejë të humbur. Diabetikët që mbështeten shumë në ilaçe, përgjithësisht nuk e kontrollojnë mirë nivelin e glukozës në gjak. Në fakt, sa herë që glukoza lëviz në zonën e rrezikshme (200 mg/dl) më shumë dëm i bëhet trupit dhe mundësia për komplikacione rritet. Kjo u provua në testimin e madh 10-vjeçar që Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit bëri mbi kontrollin e glukozës tek diabetikët. Studimi tregoi se hiperglicemia (nivel i lartë i sheqerit në gjak) çon në dëmtim nervor dhe vaskular që nga ana e tyre rrezikojnë sytë, nervat dhe veshkat. Megjithëkëtë studimi nxori se kontrolli i kujdesshëm i glukozës me anë të një regjimi të rreptë dhe ushtrime fizike e ul rrezikun për komplikacione nga 50 për qind deri në 75 për qind.

Thiscolidinidioni, ilaçi më i ri kundër diabetit

Ilaçi më i ri i dalë në treg. Emri në kutinë e ilaçit: REZULIN.

Ky është ilaçi i parë që ndihmon trupin që ta përdore më mirë insulinën duke stimuluar pjesët thithëse të indeve të ashtuquajturat vendkalimi nëpërmjet të cilave glukoza hyn në qelizë nga gjaku. Nga studimet e bëra në pacientë që përdorën ketë ilaç dhe ilaçin e parë (sulfoniluret) rezultoi se megjithëse kishte ulje të glukozës përsëri kishte rritje në peshën trupore. Ky ilaç ka efekte anësore kryesisht në mëlçi.

Insulina

Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin e tipit 1 te njerëzit, të cilët nuk prodhojnë dot insulinë. Ndërsa, në diabetin e tipit 2, insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Në fakt, rreth 29 për qind e diabetikëve të tipit 2 mjekohen me injeksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti i tipit 2, me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet patjetër injeksion insuline edhe sikur ta kuptojë më së miri rendësin e dietës dhe aktivitetit fizik, tashmë nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Ata ia lënë çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar me 1922 vepron shpejt, brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj.

 

 

Similar Posts