Shëndet

Diabeti, si të parandaloni çrregullimin e zemrës

diabeti
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

diabetiSëmundjet e zemrës janë më të shpeshta te njerëzit qe vuajne nga diabeti. Statistikat nga Shoqata Amerikane e Zemrës, vlerësojnë se sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru janë përgjegjëse për 2/3 deri në 3/4 e vdekjeve të personave qe vuajne nga diabeti.

Megjithese të gjithë njerëzit me diabet kanë shanse të rritura të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, kjo është më e shpeshtë tek ata me tipin 2 të diabetit. Një prej dëshmive të para që tregojnë se njerëzit e prekur nga diabeti janë më të prirë ndaj sëmundjeve të zemrës ka qenë një studim i gjerë i njohur si “Framingham study”. Ky studim ka analizuar disa gjenerata për të përcaktuar faktorët e paraqitjes së sëmundjeve të zemrës. Studimi ka treguar faktorë të shumtë që mund të rrisin gjasat për zhvillim e sëmundjeve të zemrës. Një rrezik i dukshëm ishte të qenit me diabet. Nga të tjerat janë përfshirë tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, nivelet e rritura të kolesterolit dhe historia familjare e sëmundjes së hershme të zemrës. Sa më shumë faktorë të rrezikut që ka pasur personi, gjasat për t’u prekur nga sëmundja e zemrës kanë qenë më të larta.

Rreziku

Si çdokush tjetër, njerëzit me diabet kanë një rrezik të rritur të vdesin nga sëmundjet e zemrës nëse ata kanë më shumë faktorë të rrezikut. Sidoqoftë, gjasat janë më të larta tek personat me diabet. Prandaj, derisa një person me një faktor të rrezikut mund të ketë gjasa reale të vdesë nga sulmi në zemër, personi me diabet ka rrezik të dyfishtë ose madje të katërfishtë. Një studim, për shembull, ka gjetur se njerëzit me diabet, të cilët nuk kanë pasur faktorë të tjerë të rrezikut nga sëmundjet e zemrës kanë qenë pesë herë më të prirë të vdesin nga këto sëmundje, krahasuar me ata pa diabet. Një studim tjetër ka treguar se njerëzit me nivel të lartë të sheqerit, pavarësisht prej numrit të faktorëve të tjerë të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, ishin po aq të prirë të kenë sulm në zemër sa edhe personat jo diabetikë, të cilët kanë pasur tashmë sulm në zemër. Kështu që, diabeti konsiderohet i barabartë me sëmundjet e zemrës. Dhe, ekspertët rekomandojnë që të gjithë njerëzit me diabet duhet t’i trajtojnë faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës po aq fort sa edhe njerëzit që tashmë kanë pasur sulme në zemër.

Shkaktarët

Shkaku më i shpeshtë i çrregullimeve në zemrën e një personi me diabet është forcimi i arterieve ose arteroskleroza, që shkaktohet nga kolesteroli në enët e gjakut, të cilat e dërgojnë oksigjenin dhe ushqimin në zemër. Pllakëzat e kolesterolit që formohen, mund të copëtohen ose thyhen, duke e bërë gjakun të dendur dhe duke bllokuar enët e gjakut. Kjo mund të pasohet me sulm në zemër. I njëjti proces ngjan në të gjitha arteriet e trupit, duke çuar në mungesë të gjakut në tru, duke shkaktuar sulme në tru ose mungesë të gjakut në këmbë, duar ose kraharor, duke shkaktuar çrregullime vaskulare periferike. Njerëzit me diabet janë, po ashtu, në rrezik të lartë edhe nga pamjaftueshmëria e zemrës, gjendje në të cilën zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun në mënyrë të duhur. Kjo mund të bëjë që lëngjet të grumbullohen në mushkëri duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, ose rikthim të lëngjeve në pjesët tjera të trupit (veçanërisht këmbë) që shkakton ënjtje.

Cilat janë shenjat e çrregullimit të zemrës:

– Frymëmarrje të shkurta.

– Ndjenja e dobësisë.

– Ndjenja e marramendjes.

– Djersitje e tepruar dhe e pashpjegueshme.

– Dhembje në kraharorë, grykë dhe në krahun e majtë.

– Dhimbje ose presion në gjoks (veçanërisht gjatë aktivitetit).

– Nauze (të vjella).

– Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të thërrisni mjekun tuaj ose të drejtoheni menjëherë tek shërbimi më i afërt i emergjencës.

Si parandalohet çrregullimi i zemrës tek personat me diabet:

– Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut është të kujdeseni mirë për veten dhe diabetin tuaj.

– Mbani glukozën në gjak në nivel sa më normal që mundeni.

– Kontrolloni shtypjen e gjakut, nëse është e nevojshme merrni edhe barna. Njerëzit me diabet duhet të kenë shtypjen nën 130/80.

– Mbani kolesterolin nën kontroll. Ndoshta do të keni nevojë për barna për ta bërë këtë.

– Humbisni peshën nëse jeni të mbipeshë.

– Pyeteni mjekun tuaj nëse duhet të merrni aspirinë ditor.

– Merruni me ushtrime fizike rregullisht.

– Hani ushqim të shëndetshëm për zemrën, të pakët me yndyra dhe kripë.

– Lini duhanin.

Lexo gjithashtu: Diabeti, si të kurohet

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin