Diamantët, dhurata më e dëshiruar nga vajzat

diamanteZakonisht, në raste festash, ditëlindjesh, apo në ndonjë ditë të veçantë, ne pranojmë dhurata nga më të ndryshmet, por gurët e çmuar apo diamantët, padyshim që janë dhuratat më të pëlqyera nga vajzat. Vathë, ndonjë unazë, varëse, asnjëherë nuk dalin nga moda, por ekziston një sekret në përzgjedhjen e tyre.

Diamanti

Vazhdon të mbetet mbret i gurëve, i cili ndër të tjera, vajzave ua krijon edhe një gjendje të mirë shpirtërore. Poashtu nga vajzat preferohen edhe diamantët e zinj.

Ndërsa vajzat e reja, nuk kanë nevojë që të përdorin ata diamantë të cilët kushtojnë shtrenjtë. Ato mund të përdorin diamantin Zircon, i cili nuk është i shtrenjtë, por është shumë i bukur. Për gratë të cilat kanë kaluar të dyzetat, preferohet që për një dukje të mirë, të marin një pamje sa më klasike.

Zgjedhja e gurëve

Meqenëse gurët përcaktojnë edhe personalitetin e një gruaje, ato duhet edhe të përzgjedhen me një kujdes të lartë, duke shiquar disa detaje, si mosha, ngjyra e lëkurës, veshja, apo sytë.

Është shumë e rëndësishme që gurët mos të jenë shumë të mëdhenjë që të bien shumë në sy, pasi që nuk do të dukeni bukur në përmasa të tilla.

Similar Posts