Dieta braziliane

dieta brazilianeDieta braziliane zgjat katër javë dhe me ndihmën e saj mund të humbni deri në 12 kilogramë. Do të hani 4-5 herë në ditë, ndërsa ushqimet themelore janë perimet dhe frutat.

MENUJA 7 DITORE:

E hënë
Mëngjesi: portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli;
Zamra: një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur;
Dreka: 100 gr. peshk të zier, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara;
Darka: njësoj si mëngjesi;

E martë:
Mëngjesi: vezë të ziera butë, një filxhan lëng molle;
Zamra: një copë e vogël buke e thekur, një gotë lëng molle;
Dreka: 100 gr. mish të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallate të gjelbër.
Darka: 200 gr. peshk të zier, vezë shumë të ziera, sallatë të gjelbër, bizele të gjelbër.

E mërkurë:
Mëngjesi: një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur;
Zamra: 100 gr. djath të payndyrshëm;
Dreka: 100 gr. oriz, 150 gr. sallatë me lakër të freskët me salcë të përbërë nga një limon dhe një lugë majdanoz të grirë imët;
Darka: 100 gr. mish të zier, një mollë, 4 gjethe sallate të gjelbër;

E enjte:

Mëngjesi: një filxhan lëng ananasi, 60 gr. ananas;
Zamra: një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gr. mish të zier, një copë e vogël djathi dhe një portokall.
Darka: 2 patate të ziera, 150 gr. sallatë nga karota e freskët e grimcuar me pak vaj;

E premte:
Mëngjesi: Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël buke të thekur;
Zamra: një mollë, një portokall;
Dreka: 150 gr. peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera;
Darka: një pjatë supë perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat ose një pjatë çorbë peshku, një copë e vogël buke;

E shtunë:
Mëngjesi: një gotë lëng molle, një copë buke të thekur;
Zamra: 150 gr. sallatë nga panxhari i zier i grimcuar, me pak vaj bimor;
Dreka: një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo çorbë peshku, një copë e vogël buke;
Darka: 100 gr. kërpudha të fërguara, 100 gr. sallatë perime të pagatuara.

E dielë:
Mëngjesi: një banane, një grusht rrush të thatë;
Zamra: një gotë lëng karote, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gr. mish të zier, 100 gr. sallatë me lakër të freskët, qepë e bardhë dhe lëng nga 1 limon;
Darka: një pjatë me perime apo çorbë peshku nga kërpudhat, 100 gr. fruta, 4 gjethe sallatë jeshile;

Menuja përsëritet sipas nevojës prej 2 deri 4 javë, jo më gjatë.

Similar Posts