Dieta e agrumeve dimërore

Klima e ftohtë asnjëherë nuk është favorizuese për mbajtjen e dietës për personat që vuajnë nga mbipesha. Por, pavarësisht këtij fakti, ata mundohen të përzgjedhin dietën e duhur për të arritur rezultatet e kërkuara për trupin e tyre. Kështu një këshillë e vlefshme do të jetë edhe dieta me agrumet dimërore. Nëse jeni të interesuar për të ndjekur një dietë të përshtatshme në sezonin e ftohtë atëherë në rreshtat e mëposhtëm ndodhen disa këshilla, të cilat mund të zbatohen në një ditë. Për mëngjes, duhet të pini një kafe të lehtë, kjo lejohet të jetë edhe makiato. Po ashtu në këtë orar është mirë të konsumohet rreth 150 gr kos pa yndyrna me 1 lug mjaltë. Ndërkohë që këtë menu mund ta përdorni edhe në ditë të ndryshme, duke përzgjedhur vetëm njërin nga ingredientët. Ndërsa për vaktin e drekës, mbizotërojnë më tepër agrumet. Kështu këshillohet të konsumohet 60 gr oriz, i cili mund të shoqërohet me djathë dhie, limon të freskët dhe piper të zi. Këtij vakti mund ti shtohet edhe sallata belge e shoqëruar me vaj ulliri dhe lëng agrumesh, si limon ose portokall. Në darkë është mirë të konsumohet 120 gr peshk i zier ose i pjekur, gjithnjë i shoqëruar nga lëng limoni, piper i kuq, spinap dhe vaj ulliri.

Comments are closed.