Categories
Dieta

Dieta e mjaltit: Humbni 2 kg në javë

Humbni deri në 2 kg në javë duke u bazuar tek dieta e mjaltit

Dieta me mjaltëJu mund të humbni një masë në veshjet tuaja, duke ndjekur një dietë shumë të thjeshtë të bazuar tek mjalti.

Ky është rekomandimi i dietologut Mike McInnes, i cili publikoi në “Daily Mail” një program ushqimor që garanton, sipas tij, një humbje peshe prej 1,5-2 kilogramësh në javë.

Mjalti konsiderohet prej specialistit si ushqimi i përkryer për të realizuar një dietë, pasi ka në përbërje një kombinim sheqeri natyral që ndikon në humbjen e peshës.

Në bazë të dietës së McInnes, mjafton një lugë mjalti përpara gjumit, për të vënë në lëvizje metabolizmin edhe gjatë natës, e realizuar kështu non stop djegien e dhjamit.

Dieta e tij mund të bëhët edhe më efektive pa u reduktuar ushqimi i konsumuar, madje nuk ka nevojë as për ndonjë vullnet të hekurt, pasi dietologu këshillon konsumin e arsyeshëm të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera, që kanë zëvendësuar sheqerin me mjaltin.