E përse të mos provojmë të ndryshojmë një herë, të paktën për një javë, mënyrën e të ngrënit? Nuk bëhet fjalë vetëm të biem në peshë, por edhe për t’u pastruar dhe ndihmuar organizmin të rigjejë vitaminat dhe kripërat minerale të cilat jo gjithmonë ne i gjejmë në ushqimin tonë të përditshëm. Nuk është ndonjë mundim i madh të mbahet kjo diete për një javë, madje nëse ju bën mirë mund ta përdorni edhe një javë më shumë. Rënia në peshë është e garantuar, por mbi të gjitha trupi do të fitojë freski dhe do të pastohet nga toksinat e akumuluara. Në këtë javë nuk përdoret mishi i kuq dhe ushqimet e rënduara me yndyrna. Aplikohet vetëm një herë në javë mishi i bardhë i pulës, dy herë në javë peshku dhe  toni si edhe u jepet rrugë e lirë perimeve dhe frutave, pothuajse në çdo vakt.  Rekomandohet që frutat të jenë to të stinës, si rrushi, pjeshka, portokallja. Të pandara në sallatë janë lëngu i limonit dhe vaji i ullirit. Veçojmë një përdorim të madh të çajit të malit.

E hënë

Mëngjes-një frut, çaj mali, dy biskota pa shumë sheqer

Drekë-sallatë jeshile me një lugë të vogël vaj ulliri dhe lëng limoni, 50 gr oriz

Pasdite-një gotë me lëng portokalli

Darkë-perime të pjekura dhe supe

E Marte

Mengjes- qumesht me dy biskota, një frut

Drekë-sallatë jeshile, 60 gr spageti një frute

Pasdite-kafe me dy biskota

Darkë-sallatë jeshile dhe peshk ton, një fetë buke e thekur dhe një mollë jeshile

E Mërkurë

Mengjes-Çaj jeshil me dy biskota dhe nje frut

Drekë-Fasule dhe sallate me lakra të zjera dhe të përgatitura me vaj, limon e hudhra

Pasdite-Ananas

Darkë-Supe me perime

E enjte

Mëngjes-Lëngu i tre portokalleve dhe gjysmë limoni dhe dy biskota

Dreke-Sallate me rukole dhe sallatë jeshile dhe një hamburger vegjetal , dmth pa qofte përgatitur në shtëpi në tost

Pasdite-Leng portokalli

Darke-Supe me limon dhe rrush

E premte

Mengjes- Kos frutash dhe nje frute

Drekë-Sallate, burani me dy veze te zjera

Pasdite-Leng portokalli

Darke-Karçofe te zjere dhe 50 gr makarona me salce domateje

E shtune

Mëngjes: Çaj mali me tre feta biskote dhe nje frut

Dreka-Sallate me fasule te zjera, karrota dhe qepe dhe peshk

Pasdite-nje kos frutash

Darke- supe me perime dhe frute

E diele

Mengjes- Miks frutash dhe çaj mali

Drekë-Sallatë jeshile mish pule dhe fruta

Pasdite-leng portokalli

Darkë-spinaq i zjerë përgatitur sallatë, peshk ton dhe një mollë