Dieta për ta pritur heqjen e xhupave me gëzim

0
450 lexime

Kjo dietë është shumë e këshillueshme tashmë që pranvera sapo ka hyrë dhe veshjet e rënda do të hiqen dalëngadalë. Është një dietë e cila nuk të privon nga produktet, ka larmi ushqimesh pasi trupi ka nevojë për vitamina, fibra dhe proteina.

E rëndësishme është që gjërat që ne hamë të jenë në masën e duhur, sepse përgjithësisht ne gabojmë në sasinë e të ngrënit. Pastaj janë kufizuar shumë yndyrnat dhe të ëmblat. Sa për kripën gjatë gatimit duhet të keni parasysh ta hidhni atë në mënyrë shumë të moderuar. Për mëngjes mund të hani cereali me qumësht ose të pini një lëng frutash të shtrydhura ose të hani një fetë të hollë buke me pak proshutë. Në paradite dhe në pasdite mund të konsumoni fruta ose ndonjë kos frutash. Nëse ndiqni me rigorozitet këtë dietë në dhjetë dite mund të bini 1.5 deri në 2 kg. Është një rënie ideale nga peshë sidomos për femrat.

Megjithatë duhet t’ju këshillojmë të kini kujdes edhe për trajtimin e celulitit që ndoshta theksohet nga rënia nga pesha. Pini sa më shumë ujë dhe kujdesuni për veten tuaj me kremrat anti-celulit.

E HENA

Dreka

180 gramë peshk, të shoqëruar me një sallatë me perime të zjera ku fare mirë mund të përdorni edhe dy patate të zjera. Perimet i përgatisni me pak pika vaj ulliri (pra pa e ekzagjeruar) me uthull ose në vend të uthullës me limon dhe me bimë aromatike të grira në të (si koper, majdanoz etj) Si frutë hani një dardhë.

Darka

150 gramë bizele ose fasule. Bizelet i përgatisni të zjera dhe mund t’i përzjeni edhe me karrota , pra një gatim normal që e bëjmë në shtëpi. Po ashtu nëse vendosni të hani fasule , ato do të jenë të gatuara si përherë, por me sasira të vogla vaji ulliri dhe me kripë të kufizuar. 30 gramë djath të bardhë dhe një sallatë mikse (domate, karrota, 3-4 kokrra ullinj, qepë, kastravec, spec etj).

E MARTA

Dreka

70 gramë me makarona ose me thjeshtë një pjatë makarona , por jo  të mbushur me majë sicc e kemi zakon përgjithësisht. Përgatitini me salce të bërë vetë me domate të grira, erëza, hudhra etj. Shoqërojeni me një sallatë me spinaq të zjerë dhe të përgatitur. Në fund hani dy kokrra kivi.

Darka

Dy vezë të zjera dhe një sallatë mikse që mund te jetë ose sallatë jeshile me domate ose edhe lakra të zjera.

E  MERKURA

Dreka

150 gramë mish vicci të përgatitur në grile ose në kushtet e shtëpisë të pjekur në furrë pa yndyrë shumë. Një sallatë me patëllxhane të pjekura me pak djath të grirë sipër.  Një fetë me ananas të freskët. Në pamundësi të tij hani nëj kokërr dardhë ose një kokërr mollë ose edhe një portokalle.

Darka

Në darkë mund të hani një fetë të hollë buke, 100 gramë proshutë të gjallë por të jetë e zgjedhur në dyqan jo me shumë yndyrë dhe dhjam si edhe një sallatë me lakër të bardhë të grirë  dhe të përgatitur me pak vaj ulliri dhe me limon. Lakra nuk duhet të jetë e zjerë.

E ENJTE

Dreka

Një racion pilaf me një thelë mish pule. Një sallatë miks me perime të zjera të përgatitura me uthull ose me limon (karota të zjera, patate, lakra të bardhë të zjera, spinaq, fasule). Në fund hani në dardhë.

Darka

Bizele, misër dhe patate të zjera të përgatitura në një pjatë të përzjerë me bimë aromatike sipas shijeve tuaja , një sallatë jeshile me domate dhe qepe 30 gramë djath të bardhë

E PREMTE

Dreka

Dy feta jo shumë të mëdha byreku me spinaq ose lakër, një gotë kos  dhe një kivi në fund të drekës

Darka

Një supe me perime, një sallatë jeshile dhe një kokërr portokalle

E SHTUNE

Dreka

150 gramë pule ose gjel i pjekur. Shoqëruar me, një pjatë me sallatë lakër të bardhë dhe të kuqe të gjalla dhe të përgatitura me vaj , uthull dhe limon sipas shijes.

Darka

Dy vezë të skuqura, por pa gjalp. Përgatisni një sallatë me lakër të bardhe dhe me karrora të grira dhe të përzjera me limon dhe pak pika vaj ulliri. Hani një frutë sipas dëshirës

E DIELA

Dreka

Peshk me sallate greke. 1 gotë verë të kuqe të cilën mund ta pini të shoqëruar me fruta pylli , luleshtrydhe , manafera etj.

 Darka

Një biftek ne zgarë ose të pjekur , por jo të skuqur me vaj me sallate me perime te zjera. Një gotë kos dhe një frute.