si të heqim celulitin

Dieta si të heqim celulitin

Si të heqim celulitin?

Shumë femra vuajnë nga celuliti në pjesë të ndryshme të trupit të tyre. Kjo prej shumë arsyesh, ndër më kryesoret: mungesa e aktivitetit fizik dhe kequshqyerja. Mirëpo, tashmë që në trupin tonë ekzistojnë ato shenja të tmerrshme, prej të cilave frikësohen të gjitha femrat, si t’i largojmë ato? Më poshtë, lexoni dietën “mrekulli-anti celulit” e prezantuar nga Real Academia Española. Përveç regjimit dietik, kini parasysh të konsumoni sa më shumë ujë.

Dieta:

Dita e parë:

Mëngjesi:

1 gotë portokall i shtrydhur
1 copë buke integrale
1 filxhan kafe pa sheqer

Para dreka:

1 gotë qumësht pa yndyrë

Dreka:

1 pjatë supë
1 sallatë jeshile, domate dhe pak vajë ulliri
1 copë bukë integrale

Pasdite:

1 tas me fruta të grira

Darka:

1 pjatë supë
1 copë buke integrale

Dita e dytë:

Mëngjesi:

1 kokërr domate
1 vezë të zier
1 copë buke integrale

Para dreka:

1 mollë

Dreka:

1 pjatë supë
1 sallatë jeshile dhe domate
1 copë bukë integrale

Pasdite:

1 gotë qumësht pa yndyrë

Darka:

1 pjatë supë
1 copë buke integrale
Ananas

Dita e tretë:

Mëngjesi:

1 gotë lëng portokalli
1 çaj me limon

Para dreka:

kumbulla ose fiq të tharë, por pa sheqer

Dreka:

1 pjatë supë
2 vezë të ziera
1 copë buke integrale

Pasdite:

1 ananas

Darka:

1 pjatë supë
200gr. peshk furre
1 sallatë frutash

Dita e katërt:

Mëngjesi:

1 gotë qumësht pa yndyrë
cereale (drithëra) dietikë

Para drekës:

2 fruta të sezonit

Dreka:

1 pjatë supë
1 patate e zier me limon
1 copë buke integrale

Pasdite:

1 gotë qumësht pa yndyrë

Darka:

1 pjatë supë
1 porcion kunguj furre
1 copë buke integrale

Dita e pestë:

Mëngjesi:

1 kos frutash dietik
1 frut sipas dëshirës

Para dreka:

1 gotë lëng frutash pa sheqer

Dreka:

1 pjatë supë
1 sallatë me spinaq

Pasdite:

1 mollë

Darka:

1 pjatë supë
1 kofshë pule e pjekur me limon
1 copë buke integrale

Supa e përmendur më lart gatuhet: qepë, domate, speca, majdanoz, lakër. Grijini të gjitha në miker, zijini për rreth 25min, me pak kripë dhe hidhini limon sipas dëshirës.

Dieta nuk duhet të bëhet më shumë se 10 ditë

Parashikohet heqja e celulitit dhe humbje peshe 4 kg në javë. Megjithatë kjo ndryshon në varësi të metabolizmit të trupit.

Rekomandohet edhe për meshkuj, për humbje peshe dhe shkrirje dhjamrash.

Similar Posts