Digitizer Desktop 3D Scanner, krijon printime 3D nga skenimi i objekteve

Kjo pajisje do t’i mundësoj përdoruesve të skenojnë një object fizik për ta transformuar atë në printim 3D.

Digitizer Desktop 3D është e ngjashme me CADScan e cila është duke mbledhur donacione në Kickstarter. Skeneri përdor kamera dhe laser për të krijuar formën digjitale të objektit, duke e bërë të lehtë punën në printim për amatorët.

MakerBot planifikon të shpenzoj më shumë kohë në analizimin, testimin dhe skenimin e objekteve të skenuara. Kompania aspiron që produkti i saj Digitizer Desktop 3D të përdoret në biznese, universitete dhe nëpër shtëpi.