Këshilla Lifestyle

Disa këshilla para se të vendosni manikyrin mbi thonj

Manikyri bazë duhet të vendoset të paktën një herë në javë, më poshtë do t’ju tregojmë hapat se si ta përgatisni dhe të lyeni thonjtë në shtëpinë tuaj. Lani duart me ujë të vakët, një sapun me përbërës zbutës dhe me një brushë thonjsh. Fusni duart në ujë të ngrohtë në një tas dhe i lini të qëndrojë 5-10 minuta deri sa të zbuten kultikulat e thonjve. Më pas prisni të gjithë thonjtë në të njëjten gjatësi dhe formë. Lëmoni me limë majën e thonjve për ta bërë sa më të butë dhe të përshtatshme për manikyr. Nëse duart janë të thata lyeni ato me krem zbutës, ose ndonjë locion tjetër të veçantë.

Nëse keni thonj të butë dhe dëshironi t’i forconi ato atëherë ju këshillojmë të merrni vaj ulliri, ta ngrohni në sobë ose mikrovale dhe më pas të fusni duart pasi vaji të ketë arritur nxehtësinë që durojnë duart. I lini thonjtë të qëndrojnë në vaj të paktën 20 minuta. Këtë procedure e përsëriteni 2-3 herë në javë.

Lexoni edhe: