Disa këshilla për të pasur bel të hollë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Tetë gota ujë thuhet se janë bazë e secilës mënyrë të shëndetshme të të ushqyerit. Pa marrë parasysh se a dëshirojmë të humbim kilogramë apo ta mbajmë peshën ekzistuese, uji ndihmon që të gjitha funksionet trupore të punojnë pa vështirësi të mëdha. Tretja e shëndetshme dhe mënjanimi i lëngjeve të mbledhura në organizëm janë përfitimet më të mira “ujore” për ata të cilët dëshirojnë të humbin peshë. Duke u varur nga nevojat dhe aktivitetet graduale fizike, sasia e rekomanduar mund të ndryshojë, ndërsa pemët dhe perimet të cilat në vete përmbajnë përqindje të lartë të ujit, siç janë shalqiri dhe patatja, gjithashtu kontribuojnë në arritjen e sasisë. Në mënyrë që kjo pije shumë e shëndetshme të bëhet edhe më e dobishme dhe më efektive me rastin e humbjes së peshës, ekspertja e dietave Sintia Sas e ka krijuar një pije të thjeshtë, e cila e redukton fryrjen dhe përmirëson tretjen. “Uji Sas” nuk është një pije e pashijshme, të cilën duhet pirë me hundë të mbyllur. Përveç faktit se do të ju kthjellë, ai do ta freskojë organizmin tuaj dhe do ta pastrojë atë nga brendia.

“Uji Sas”:

• 8 gota ujë

• 1 lugë të çajit me rrënjë të grimcuar të xhenxhefilit

• 1 trangull të freskët të madhësisë mesatare, të qëruar dhe të prerë në feta të holla

• limon të madhësisë mesatare, të prerë në feta

• 12 gjethe të mentes

Përbërësit e përmendur i përzini me ujë. I lini të qëndrojnë gjatë natës për ta lëshuar aromën dhe e konsumoni ditën e ardhshme. Kjo pije nuk do të bëjë çudi, por me një mënyrë modeste të të ushqyerit të ndarë në pesë shujta të vogla, si dhe me aktivitet të rregullt sportiv, beli juaj do të bëhet më i hollë, ndërsa barku më i rrafshët, pa pasur nevojë që të ndieni uri.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here