Disa mënyra si të kujdesemi për lëkurën nga i ftohti
Veç gripit dhe virozave të ndryshme, stina e dimrit sjell problem edhe për lëkurën. Për disa njerëz temperaturat e ulta janë problematike.
Çdo dimër trupi ekspozohet ndaj ndryshimeve të rrepta, gjë e cila bën që enët e gjakut në lëkurë të ndryshojnë shpejt.
Kjo bën që lëkura të skuqet dhe të ketë probleme tjera.
Por, si të kujdeseni për lëkurën nga i ftohti?
– Sigurohuni se jeni duke e hidratuar lëkurën rregullisht përmes kremave që janë të duhur për ju. Hidratimi i lëkurës është i domosdoshëm për ta shmangur çarjen dhe infeksionin e lëkurës.
– Kujdes me rrobat që vishni. Disa materiale të caktuara mund ta acarojnë lëkurën.
–Qëndroni larg produkteve të cilat përmbajnë alkool.
– Mbrojeni lëkurën përmes rrobave të ngrohta. Mbani kapuç, dorëza dhe shall kur jeni jashtë.
– Aplikoni hidratues në lëkurë kur dilni nga dushi. Keni parasysh se tharja e lëkurës me peshqir mund ta dëmtojë atë./a.m./noa.al/