“Dita e Kujtesës” për krimet e komunizimit, Berisha: Akt i pashembullt në histori

Kryeministri Berisha në fjalën në “Ditën e kujtesës kundër krimit të komunizimit”, ka deklaruar se historia e vrasjes së 22 intelektualëve pa gjyq, duhet të memorizohet dhe të mbetet, një mësim, një plagë në ndërgjegjen kombëtare, individuale të çdo qytetari të këtij vendi. “Bëj apel të bëjmë gjithçka për të parë të vërtetat e kombit në sy, askush nuk duhet t’u trembet atyre dhe sa më drejtë t’i shohim të drejtat tona, aq më të sigurt do të jemi në të ardhmen tonë. Ju ftojmë të vazhdojmë përpjekjen tonë të ndershme, të drejtë serioze për të nxjerrë në pah atë çka ne përjetuam, në mënyrë që për brezat e ardhshëm të mos mund të përsëritet më”, theksoi kryeministri. Po ashtu ai theksoi se duhet parë me ndershmëri historia jonë dhe e Europës. “Europa ka njohur në historinë e saj diktatorë dhe diktatura ndër më mizoret, ka pasur dy diktatorë më çnjerëzor dhe ky është Adolf Hitleri i cili me doktrinën e tij raciste kreu krimet më monstruoze dhe ndaj kombit të vit dhe Enver Hoxha që në historinë e tij kreu krimet më monstruoze ndaj kombit”, u shpreh kryeministri, ku shtoi se diktatori dinte që këta burra nuk mund të pajtoheshin me kalvarin që vendosi ai mbi kombin e tij. Sipas Berishës ky ishte shkaku themelor pse ai i ekzekutoi. “Janë 5 mijë të ekzekutuar pa gjyqe, janë dhjetëra mijëra të burgosur, të internuar. Ku jemi ne? Ne në këtë aspekt ju garantoj se jemi në udhëkryq. Jemi njerëz të lirë, por prapë jemi në udhëkryq. Ne mendojmë se kjo që ndodhi kalohet duke e arkivuar”, nënvizoi kryeministri. Ndër të tjera ai theksoi se sot përkujtohet njëra nga ngjarjet më të shëmtuara të historisë së terrorit, masakrave të regjimit të Enver Hoxhës, ekzekutimin pa gjyq të 22 intelektualëve shqiptarë që përbën ajkën e elitës kombëtare të krijuar në ato dekada të Shqipërisë së shkëputur nga perandoria osmane. “Ky akt është i pashembullt në histori, 22 intelektualë u ekzekutuan para se të vendoste gjykata për ta, u varrosën në një gropë të përbashkët, të hapur shumë ditë më parë sesa të arrestoheshin. U përzgjodhën njerëz që ndoshta as që e njihnin njëri-tjetrin, por kishin të përbashkët vlerat që u besonin. Këta përfaqësojnë  mijë burra e gra shqiptarë të ekzekutuar pa gjyq, qytetarë shqiptarë anëtarë të këtij kombi. Për këta personalitete të nderuar u bë një proces gjyqësor, ne jemi mbledhur këtu ti nderojmë këta dhe të gjithë ata që u ekzekutuan për bindjen tek shqipëriae lirë, demokratike, për besimin tek zoti, tek besimi i tyre në liritë e të drejtat. Apeli i tyre, mos na harroni ka të bëjë me të rinjtë e këtij vendi, ky apel ka vetëm një qëllim, kjo histori të mos përsëritet më”, theksoi kryeministri.

 Berisha: Presidenti Topi, refuzoi firmosjen e ligjit të Lustracionit

Kryeministri Berisha ka hedhur akuza në adresë të presidentit Bamir Topi, duke theksuar se ai refuzoi të firmoste ligjin për lustracionin. Në fjalën e tij në ceremoninë për të përkujtuar 22 intelektualët e pushkatuar nga regjimi komunist, në “Ditën e Kujtesës”, Berisha solli në vëmendje ligjin e lustracionit të përgatitur nga qeveria, por që nuk u firmos kurrë nga Presidenti.  “Ne dërguam pesë vite më parë në Presidencë një përfaqësues në të cilin besonim. Por, ai refuzoi të firmoste ligjin ‘për lustracionin’ dhe për të zbardhur të vërtetat për atë institucion, që ishte hanxhari që u përdor për të ekzekutuar këta burra dhe pesë mijë të tjerë. Nuk e ktheva ligjin se kisha frikë se do të më gjuanin me gurë. Se e kishte këtë për ju (ish-të përndjekurit) apo për PD-në, hajde gjeje” , tha kryeministri.

Comments are closed.