Dita e Verës, Meta uron: Më shumë dashuri mes shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i përcolli urimet e tij për Ditën e Verës nga Antigonea në Gjirokastër. Krahas urimit për më shumë dashuri mes shqiptarëve, kreu i LSI-së theksoi sërish nevojën e bashkëpunimit politik për të mirën e vendit. “Mungesa e dialogut ka sjellë shtyrjen e marrjes së statusit. Duhet të ketë më shumë konsensus e dialog”, u shpreh Meta. Ndërsa përshëndeti miratimin në parim të projekt/ligjit për Gjykatën Administrative, në Komisionin e Ligjeve, Meta nënvizoi se diskutimi për këtë ligj të rëndësishëm duhet të kishte nisur më herët.

 

Comments are closed.